Lulet e pjeshkës Shiko më të madhe

Lulet e pjeshkës

Hasan Bajo BDI0385

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Romani "Lulet e pjeshkës" është një befasi artistike që i shtohet letërsisë shqipe. Subjekt dhe objekt i tij është diktatura me të gjitha mekanizmat e funksionimit të saj. Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të luftës absurde që shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut të thjeshtë apo intelektualit. Rrëfimi na e zbulon subjektin të grimcuar, duke e tendosur kërshërinë e lexuesit deri në skajet e fundme të ngjarjeve.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
Fletët284
ISBN9789928217035

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi autorin Hasan Bajo ka lindur në vitin 1952, në Shijak, nga prindër të shpërngulur nga Çamëria në fund të Luftës së Dytë Botërore. Mbas mbarimit të gjimnazit vazhdoi Institutin Pedagogjik trevjeçar të Shkodrës, në degën e Matematikës dhe të Fizikës.Në vitin 1977 arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë. Dënimin e vuajti në burgun famëkeq të Spaçit dhe në Qafë Bari. Mori pjesë aktivisht në proceset demokratike të viteve '90.Në vitin 1992 pranoi detyrën e shefit të komisariatit të Sarandës. I zhgënjyer, dy vite më vonë dha dorëheqjen nga Ministria e Rendit Publik. Aktualisht jeton në SHBA, Nju Jork, së bashku me familjen, gruan dhe dy fëmijët. Romani "Lulet e pjeshkës" është romani i tij i parë.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Fletët284
ISBN9789928217035
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë