Cmim i reduktuar! Të lutem më lër të të urrej Shiko më të madhe

Te lutem me ler te te urrej

Anna Premoli BOT0109

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Po sikur kjo urrejtje të fshehë dashurinë? Po sikur ajo të ndjente diçka për kolegun arrogant e të përçmuar? Po sikur pas kësaj shtirjeje të tij të fshihej tjetër gjë?

I këndshëm dhe romantik, argëtues dhe bindës, Anna Premoli ka shkruar një roman që di si t’i pushtojë zemrat e lexuesve.

Më shumë detaje

406 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000439

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtësisht e hapur. Urrehen, nuk e durojnë njëri-tjetrin, nuk lënë rast pa i vënë shkopinj në rrota tjetrit. Deri sa një ditë, rastësisht, u detyruan të punojnë bashkë për të njëjtin projekt: për administrimin e kapitaleve të një klienti aristokrat e plot naze.

Kështu u detyruan të kalojnë shumë kohë së bashku, edhe jashtë orarit zyrtar. Iani është djaloshi më tërheqës, i pasur dhe i kërkuar i Londrës, ndërsa shoqëria e tij nuk kalon kurrë "pa u vënë re". Mjafton një darkë e pafajshme në një restorant për t'u shfaqur ditën tjetër në faqen rozë të një gazete të njohur të përditshme londineze. Ajo u tërbua nga inati: si mund ta quanin të dashurën e një mburraveci e spitullaqi si puna e Ianit?

Ai e merr me të qeshur, po më tepër habitet: fotografitë me kolegen bënë të tërhiqeshin të gjitha vajzat mendjelehta që i shkonin pas. Atëherë lind një propozim i pazakontë: do t'i lërë dorë të lirë në punën më klientin e lodhshëm, nëse ajo pranon të hiqet si e dashura e tij. Sfida pranohet dhe nis loja! Por shumë shpejt, ajo që për Xheniferin dukej si shaka, bëhet më e ndërlikuar nga sa ishte menduar kurse një puthje, që bënte pjesë te loja e shtirur, bën t'i lindin ndjenja dhe reagime fare të papritura...

Është ndier gjithnjë e fortë në matematikë, por pasioni për shkrimin i lindi rastësisht, si "metodë antistres" gjatë shtatzënisë së parë. Ky libër që po mbani në duar është botuar së pari në formë elektronike në vitin 2012 dhe kërceu menjëherë në vendet e para të klasifikimit të librave më të shkarkuar. Më pas u botua edhe në variantin e shtypur._

Të dhëna

Faqe336
ISBN9789928000439
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia
RomanRomancë&Pasion