Mallkimi i priftereshave te Ilirise Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Mallkimi i priftereshave te Ilirise

Mira Meksi TO0059

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një simfoni tronditëse e Kujtesës mbi dashurinë. Si e këtillë, është një roman që dallohet qartësisht nga tërë krijimet pararendëse, duke shënjuar pikën më lartë të krijimtarisë letrare të Mira Meksit.

Më shumë detaje

99 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994319961

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë. Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote. Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi.

Një roman i ngjeshur pasionant me një dramacitet të lartë, ku historia gërshetohet me aventurat, mitet, legjendat, gojëdhënat, me personazhet e vërteta dhe qeniet imagjinare, por mbi të gjitha, me magjinë e një dashurie përvëlonjëse, të ngjizur me lëndë hyjnore, të sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe të shënjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe nga një fund tragjik: dashuria e mbretëreshës Teutë për gjeneralin grek Demetër Faros, që me të drejtë mund të quhet edhe romani i dashurisë par excellence.

Është një simfoni që dikton dhe udhëheq bindshëm jo vetëm gjuhën, ritmin, shqisat dhe stilin e autorit, por edhe frymën, ritmin, shqisat dhe përjetimet e lexuesit…

Të dhëna

Faqe572
ISBN9789994319961
Titulli origjinalToena
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Përmasat14x20