Cmim i reduktuar! Letra e koduar Shiko më të madhe

Letra e koduar

Jan Terlouw  BDI0382

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Eva është shumë e shqetësuar, sepse prindërit e saj grinden vazhdimisht. Shoqes së saj, Xhekit, i lind një mendim... i shkëlqyer...: tu japin një mësim të mirë prindërve. Eva duhet të zhduket për disa orë. Në shtëpinë e tyre, Xheki dhe Tomasi, vëllai i saj, kanë një qoshkë të fshehtë në papafingo. Plani duket sikur nuk çalon gjëkundi, por një e papritur e hedh në erë...

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789992759518

462 Lekë

-23%

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Jan Terlouw lindi në Kamperveen, Overijssel. Ishte fëmija i madh i familjes, kishte dy vëllezër dhe dy motra më të vogla. Fëmijërinë e kaloi në Veluwe. Pasi përfundoi shkollën e mesme, Terlouw nisi studimet e larta në Utrecht University. Kreu masterin në matematikë dhe fizikë dhe doktoraturën në fizikën bërthamore. Pasi u diplomua, punoi si studiues fizike në Holandë, ShBA dhe Suedi. Pas një pune trembëdhjetëvjeçare, u bë politikan dhe iu bashkua Dhomës së Përfaqësuesve Holandezë, si anëtar i Partisë Demokracia 66, më 1967. Nga viti 1973-82 u bë kryetar partie. Nga 1981 deri më 1982 qe Ministër i Ekonomisë, ndërsa nga 1991 deri më 1996 komisar i Mbretëreshës së Gelderlandës. Më 1999 u bë pjesë e Senatit Holandez. Jan Terlouw shkroi 24 libra për fëmijë, ndër më të njohurit përmendim: Winter in Wartime (1972), How to Become King (1971), të cilët janë vlerësuar me çmimin Gouden Griffel. Në shqip nga ky autor është botuar libri Letra e koduar, përkthyer me mjeshtëri nga Dojna Nasi.

Të dhëna

Faqe112
ISBN9789992759518
Viti i Botimit2000
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDojna Nasi