Fëmijët e urrejtjes dhe të dashurisë Shiko më të madhe

Fëmijët e urrejtjes dhe të dashurisë

Daša Drndić BPO0002

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman është cilësuar nga kritika si vepër e jashtëzakonshme e letërsisë bashkëkohore mbi temën e holokaustit. Një kryevepër e krahasuar me punët mjeshtërore të Primo Levi-t a “Nekropoli” i Boris Pahor.Libri është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të kontinentit dhe nga botues së rëndësishëm.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
Fletët404
ISBN9789928230010

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani i shkrimtares kroate Daša Drndic nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat Primo Levi-t apo me Nekropolin e Boris Pahor). Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i

aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës, imponues, mbi pushtimin nazist të Italisë veriore dhe më gjerë. Është një vepër që rri mirë pranë kryeveprave të De Lillo-s, Mailer-it, Sebald-it. Një libër tek i cili viktimat gjejnë përmendoren e vet. Një patchwork, ku ekzekutorët dhe soditësit e verbër janë të ngjashëm, ku vargjet e poetëve të mëdhenj dhe fletët me nota muzikore kthehen në kujtesë tronditëse, ku kriminelët, depozitimet, fotografitë dhe hartat gjenealogjike e risjellin, për të mos e harruar kurrë, atë urrejtje, atë dhunë dhe dashuri.

Përmes një rrëfimi që trajton në mënyrë të pamëshirshme masakrën ndaj hebrenjve italianë, në kampet e përqendrimit të Triestes, Haya reflekton mbi përvojat e saj dhe të familjes së saj hebreje, konvertuar në katolikë. Kërkimet e Haya Tedeschinit e sjellin historinë e romanit edhe në Vlorë, Sarandë, Tiranë, në Hotel Dajti, në zemër të kryeqytetit shqiptar. Kërkimet e ngulmëta për djalin, sjellin në duart e Haya-s fotografi, harta dhe fragmente poezish, të dëshmive nga gjyqet e Nurembergut. Këtu janë edhe intervistat me hebrenjtë e brezit të dytë, fakte nga dëshmitarët okularë të mizorive që ndodhën në dyert e kampeve. Prej këtij kolazhi të gjerë materialesh dhe kujtimesh lind kronika tronditëse e pushtimit nazist në Italinë veriore. Fjalët e pashlyeshme nga kujtesa janë: DASHURI dhe URREJTJE.

 VLERESIME RRETH LIBRIT

“Një libër mbi ngjarje që e kanë bërë famëkeq për të gjitha moshat shekullin e fundit, një libër që, nëse ju trondit edhe ju, siç më tronditi mua, do ju bëjë të zbrisni me këmbë në tokë dhe pastaj, të merrni frymë.”

 Alan Cheuse, National Public Radio

 "Elementet e shumëfishtë, që përbëjnë historinë e Haya Tedeschini-t dhe kontekstin e tyre të gjerë, janë një përzierje tepër e dendur dhe e fuqishme."

Daniel Dahn, Independent.

 “Original, tronditës!”

Haya Tedeschini ulet e vetme në Gorizia, në verilindje të Italisë, e rrethuar nga një shportë me fotografi dhe me copa të prera gazetash. Pas 62 vjetësh, kur ajo është një grua e moshuar tanimë, ajo pret të ritakohet, me djalin e vet, lindur nga lidhja dashurore mes saj dhe një oficeri SS, fëmijë ky, që më pas grabitet nga autoritetet gjermane, si pjesë e projektit klandestin të Himmler-it, quajtur "Lebensborn.”

"Ky libër është një kryevepër.... Edhe pse një fiction, ky roman mbetet

gjithashtu një dokumentar i hulumtimeve të thella historike. . . "

A. N. Wilson, Financial Times

"Madhështor dhe përthithës. . . [Drndić]ka shkruar për të dëshmuar, dhe që dhimbja e fshikullimit të ndihet nga ne. . . "

New York Times Book Review

“Një letërsi tour-de-force.”

Amanda Hopkinson, Independent

Trieste është një roman prej 404 të ngjeshura, 100 prej të cilave nuk janë tjetër përveçse një listë emrash - rreth 9000 emra. Këto 9000 emra i përkasin hebrenjve italianë, të vrarë apo të deportuar nga nazistët, shumica në kampet e vdekjes. 9000 emra! Kjo duhet të ketë qenë ajo që ka dashur të shprehë Stephen Dedalus, tek "Uliksi” i James Joyce, kur thirri: "Historia është një makth nga i cili unë po përpiqem të zgjohem."

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët404
ISBN9789928230010
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBen Andoni
RomanSagë&Histori