I ri Cmim i reduktuar! Serenata Shiko më të madhe

Serenata

Zülfü Livaneli BOT0239

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Serenata” është një vepër madhështore e muzikës së jetës. Fillon më një thirrje për dashuri, vijon si një sonatë drithëruese, i magjeps lexuesit si një simfoni e fuqishme. Një vepër klasike livaneliane...

- Talat Halman

Më shumë detaje

360 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928002730

1 001 Lekë

-23%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fundi i viteve 30’... Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur identitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah... Presionet dhe dhuna e hitlerianëve ndaj hebrenjve bëhen të padurueshme dhe nga frika se mos zbulohet identiteti i vërtetë i vajzës, Maksi dhe Nadia vendosin të shkojnë në Paris dhe të jetojnë atje në qetësi. Gjatë udhëtimit me tren për në Paris, Maksi largohet për një çast...

Viti 2001… Maksimilian Vagner, 87 vjeç, një shtetas amerikan me origjinë gjermane, i cili në fund të viteve 1930 ka dhënë leksione në Universitetin e Stambollit, kthehet në Stamboll pas 59 vjetësh.

Për të shoqëruar atë nga universiteti mikpritës është caktuar Maja Duran, 36 vjeç, specialiste për marrëdhëniet me publikun.

Profesori vjen në Stamboll jo vetëm për të mbajtur leksione, por edhe për të kujtuar fundin tragjik të historisë së tij të dashurisë me Nadian.

Maja jo vetëm përfshihet në një histori dashurie mbresëlënëse gjashtëdhjetëvjeçare, e cila shpaloset ngadalë-ngadalë, por edhe mëson shumë sekrete të historisë botërore dhe të familjes së saj.

Nëse organizatorët e dhënies së Çmimit Nobel do të kishin refleksin që për çdo vit këtë çmim t’ia jepnin një libri, atëherë romani “Serenata” i shkrimtarit turk Zülfü Livaneli do ta meritonte njëzëri. “Serenata” është një roman i punuar si qëndismë dhe i ngarkuar me emocione sa “Cinema Paradiso” e regjisorit italian Tornatore. Nga ana tjetër është po aq i ashpër dhe mbresëlënës sa “Holokausti” i Spielbergut.

- Selahattin Duman, gazeta “Vatan”

“Serenata” është një vepër madhështore e muzikës së jetës. Fillon më një thirrje për dashuri, vijon si një sonatë drithëruese, i magjeps lexuesit si një simfoni e fuqishme. Një vepër klasike livaneliane...

- Talat Halman

“Serenata”, ashtu si do të jetë e përjetshme në letërsinë turke, do të mbesë si një vepër e rëndësishme edhe në letërsinë botërore.

- Prof. Dr. Onur Bilge Kula

- Livaneli nxjerr në ditë të diellit të vërteta që nuk i dimë, që i kemi harruar dhe ndoshta nuk na pëlqejmë kur i lexojmë. Ky libër na mundëson të zhytemi në emocione të thella dhe intensive. Romantizmi, historia, emocioni, të gjitha janë të fshehura në këtë libër. I shkruar me një stil të suksesshëm sa lexuesi nuk dëshiron ta heqë nga dora.

- Disa herë do ta vendosni veten në vend të heronjve të librit. Disa herë do ta gjeni veten në mes ngjarjeve të mbetura mistere në histori. Një histori dashurie tragjike e shkruar duke u shkrirë me ngjarje të vërteta historike. Në këtë libër që trajton një periudhe historike të errët, Livaneli masakrën e përbashkët të Rusisë, Anglisë, Turqisë dhe Gjermanisë ia përcjell lexuesit bashkë me një histori dashurie.

- Zülfü Livaneli në romanin “Serenata” e ka treguar gjithçka në mënyrën më të mirë. Ka dhënë informacione, ka pasqyruar kulturën e shoqërisë, ka nxjerrë në pah historinë e vërtetë, ka lartësuar madhështinë e dashurisë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe472
ISBN9789928002730
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiStefan Vuçani
RomanRomancë&Pasion