I ri Solstici dimëror Shiko më të madhe

Solstici dimeror

Rosamunde Pilcher TO0309

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

A është ndonjëherë shumë vonë për të dashuruar? Kete pyetje shtron ne roman autorja e njohur britanike e cila eshte bere e famshme edhe per letersine per femije: “Magjia e ngrohtë e Rosamunde Pilcher-it është magjepsëse dhe tërësisht bindëse.”

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235619

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një grup, jo i zakonshëm njerëzish, e gjejnë veten e tyre rastësisht të përplasur në një shtëpi skoceze, në dhjetor. Secili prej tyre mbart me vete një brengë të së shkuarës, që duket se do ta prishë muajin festiv. Por ngrohtësia e miqve dhe zjarret e ndezura i zbusin edhe zemrat më të ftohta dhe, ndërsa kambanat bien për meshën e mesnatës duke tingëlluar fort, Krishtlindjet bëhen edhe më magjike.

“Magjia e ngrohtë e Rosamunde Pilcher-it është magjepsëse dhe tërësisht bindëse.”

Daily Mail

“Një rrëfenjë ngazëlluese e një dashurie të moshës së mesme, zemra të thyera dhe konflikte adoleshentësh.”

Daily Express

“Romancierja më e vlerësuar britanike.”

The Sunday Times

“Forca e Pilcher-it është se ajo di se çfarë mund të bëjë dhe shkruan për gjërat që i njeh. Ajo ka një mënyrë të trokituri të lehtë në jetën emocionale të lexuesve të saj duke i bërë ata të kujdesen për personazhet e saj si për veten e tyre.”

Daily Telegraph

Fragment nga Libri

Andreas. Ai nuk ishte fare Andreasi, por një burrë tjetër me një të qeshur prej ujku dhe me sy të mëdhenj që përngjanin me gurët gri. Dhe qielli nuk ishte më blu, por një stuhi e errët. Dhe ajo ndjeu frikë.

Ndjenja e frikës e zgjoi, sytë e saj të hapur kërkonin nëpër errësirë. Pothuajse dëgjonte zemrën që i rrinte fort. E çorientuar, vuri re se një pjesë e dritares nuk ishte e mbuluar nga perdet dhe pak më tej ndriçonin dritat e rrugës. Nuk ishte as Austria, as Oberberen, por ishte Londra. Nuk ishte apartamenti i saj që kishte aromën e pishës, me ballkonin përtej dritareve, por ishte Putni dhe dhoma e gjumit për miqtë në apartamentin e Sara dhe Dejvid Lumlit. Nuk ishte qielli akull i ftohtë, por rigonte një shi gri. Ëndrra kishte mbaruar. Andreasi, i cili kishte qenë gjithmonë vërtet i saji, kishte ikur. Gjithçka kishte mbaruar. Zgjati dorën dhe gjeti orën e saj mbi komodinë, pranë shtratit. Ishte ora gjashtë e mëngjesit e një dite të zymtë fillimdhjetori.

 

Të dhëna

Faqe648
ISBN9789928235619
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiShpresa Osmeni
RomanSagë&Histori