Klithja e ndërgjegjes Shiko më të madhe

Klithja e ndergjegjes

Ramadan Bozhlani BXH0004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman është një thirrje e madhe për politikën kosovare, për rininë e vendit; por edhe një kumt i madh për popullin shqiptar..

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928032829

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin

Një libër që përcjell fuqishëm dhe me realizëm kujtesën e krimeve, trishtimin e pasluftës dhe njëkohësisht, zhgënjimin e një populli që aq shumë e aspiroi lirinë... Gjithçka ndërthuret harmonishëm nëpërmjet ngjarjeve dhe tipareve të personazheve, të cilat lidhen mes tyre në një pikë a në tjetrën, për të plotësuar tablonë e Kosovës së pasluftës.

Një libër që këlthet nga dhimbja, por më shumë nga dëshira për t’iu kthyer ndërgjegjësimit se nuk është kjo ajo çka aq shumë aspiruan luftëtarët për liri; një popull i tërë i masakruar në emër të urrejtjes etnike, por që kurrë nuk e humbi shpresën për një të nesërme më të mirë. Me gjithë dhimbjen që shoqëron në çdo hap fatet e personazheve, çdonjëri prej të cilëve ka shumë për të thënë qoftë edhe me heshtjen e tij, libri të lë një shije optimizmi dhe force për të vazhduar, duke ndryshuar.

Një libër që do t’ju mbetet gjatë në kujtesë, duke ju bindur se të gjitha personazhet e tij i keni takuar në jetë, i keni njohur nga afër dhe i keni dashur, si t’i kishit të afërmit tuaj.

Blerina Çizmja, redaktore e librit

Në vend të parathënies

ATDHEU NË ZEMËR TË ATDHEUT

Unë nuk të njoh zotëri Ramadan, por të përfytyroj djalë të rritur, të shkolluar mirë, të mbytur nga dashuria e madhe dhe e pashterur për Kosovën tënde dhe tonën po ashtu. Ti ndoshta e ke lënë atdheun por ama edhe e ke marrë me vete. Më ke ngazëllyer me këtë dashuri të madhe që ke. Dhe pikërisht kjo dashuri ty të ka bërë shkrimtar. Papritur e pa kuptuar më ke bërë për vete dhe ndihem i ri, ndonëse po vrapoj tek të shtatëdhjetat. Pra, nuk kam fjalët për librin tuaj, përpos pajtimit me të. Gjërat e vogla që janë aty ndihen të tmerruara nga tërë ajo fabul e bukur dhe intriguese, nga madhështia prej së cilës zemra jote e dashuruar i sheh gjërat. Më ke emocionuar fort dhe mu për këtë jam me ty!Ku humbën gjithë ata njerëz të mirë e luftëtarë dhe si arritën ta kthejnë në zemër të Kosovës dashurinë e dhimbjen? Mund t’i kesh takuar rastësisht dhe të kanë lënë mbresë të fortë? Mundet. Se janë njerëz të thjeshtë, krejt të panjohur, të popullit, që jetonin në bokërima të humbura e në fushëtira të shkretuara nga malli, larg dhe lart nëpër male, pse jo, por ama afër Frymës.Atdheu yt ka marrë në zemër atdheun, vogëlushi me torbën e halleve mbi kokë, i gjatë, i thatë, i bukur dhe i mençur, me hundën si shqiponjë dhe sytë e kaltër e plot dritë, që flet një shqipe të ngazëllyer. Është nga Shpresana. Rritës i vetvetes. Sypatrembur. Vetmitar por jo vetmitar i ndjenjës. Shpirtkulluar. I gjindur. Ka ardhur në jetë të dojë të tjerët dhe për më tepër ta duan. Një lule në mes të dimrit. Bardhësi dëbore e shpirtit me borëtimë që ngroh gjithë vetmitarëte botës. Ai qesh dhe atdheu qesh bashkë me të, se e ka pirë me fund kupën e hidhërimit. I etur në flladin e ëmbël të verës që duket se nuk do t’i largohet kurrë nga shpirti. Është gati të bëjë gjithçka, me një frymëzim të ngjashëm në çdo qelizë të atdheut, me të cilin ballafaqohet thjeshtë e me sinqeritet, pa hile e pa mallkuar kurrkënd. Më në fund vjen muzgu dhe çel drita e agimit. Ai gdhihet mes ëndrrash. Atdheu yt të robëron.

Xhevair Lleshi

Botuesi i UEGEN

                                       

Të dhëna

ISBN9789928032829
Titulli origjinalUEGEN
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë