I ri Vendi i dashurisë dhe i rrënojave Shiko më të madhe

Vendi i dashurise dhe i rrenojave

OddnÝ Eir FNK0221

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo autore islandeze, fituese e çmimit vjetor në vitin 2012 për veprën më të mirë shkruar nga një grua, vjen për herë të parë në shqip me një vepër të rrallë: Një botë plot detaje nga Rejkjaviku, duke gjurmuar tek qenia njerëzore

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928203984

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri:

E ftova të vinte me mua, por më tha se nuk i bëhej. Kishte frikë se mos pa e pasur mendjen do të futej në jetën a mbase edhe në mitrën time, duke thënë se ndiente dëshirë. Kësisoj vendosi të futej në tokën nënë dhe mandej të më takonte si tjetër njeri.

Më doli në ëndërr në agim; gjendeshim në brendësi të një shpelle tepër të thellë e në atë errësirë pus të zezë puthëm qepallat e njëri-tjetrit. Ai më lëmoi flokët e pastaj u fut brenda meje, çka ishte edhe kulmi i kënaqësisë. Nuk e di nëse tingujt e valëve që po më pushtonin, vinin nga ëndrra apo nga diku këtu në plazh. U zgjova ditën e solsticit të verës dhe ndihesha shend e verë, e gatshme për të kryer gjëra të mëdha.

Të dhëna

Faqe248
ISBN9789928203984
RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhimi Lazri
RomanRomancë&Pasion