Dueli (SC) Shiko më të madhe

Dueli (SC)

Agron Tufa BO0217

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët184
ISBN9789928435460

700 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga Artan Fuga Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve. Zakonisht atje, sikurse në folklor, në trashëgiminë tonë letrare, gjejmë një vështrim heroik të kësaj marrëdhënieje, por ama të cekët. Viktimat mund të simbolizojnë një femër, një fëmijë, një njeri të dobët në personalitet, një shtresë të caktuar shoqëruar, gjithë kombin, Atdheun. Sidomos në kulturat patrimoniale, kombi, populli dhe atdheu të shtypur dhe të keqtrajtuar kuptohen simbolikisht si një femër, motër, nënë, e dashur e përdhunuar. Viktimat vriten, gjakosen, keqtrajtohen nga dhunuesi, i cili simbolikisht mund të përfaqësojë një maniak seksual, një diktator, një paranojak, një pushtet të korruptuar. Ato dalin të mbrojtura nga njerëz heronj të pastër moralisht, nga intelektualë, nga rezistues, nga të dashuruar erotikë pas viktimës, nga kontestatorë idealistë të dhënë pas kauzës së drejtësisë, nga OJQ që mbrojnë të drejtat e individëve, etj. Pothuajse në çdo rast, pas shumë përpjekjesh, pas disfatash, pas humbjesh të dhimbshme, dalëzotësi, në këtë lloj letërsie, e mund dhunuesin dhe pasi merr hak duke rivënë në vend drejtësinë, e shpëton viktimën që i mbetet për jetë mirënjohëse atij. Sigurisht i jemi mirënjohës Servantesit të madh për thyerjen magjistrale që i ka bërë skemës së marrëdhënieve të ngurta midis dhunuesit, viktimës dhe dalëzotësit. Pa e mohuar realitetin e skemës së mësipërme, duhet thënë se marrëdhënia në fjalë është shumë më e gjerë sesa kaq. Mund të ndodhë që mbrojtësi i del për zot një viktime ndonjëherë imagjinare, që në fakt, duke mos u ndjerë asfare viktimë, ka të drejtë të druhet më tepër nga mbrojtja e ofruar sesa nga vetë rreziku real që i vjen prej një persekutori. Ndërsa dhunuesi i viktimës ndonjëherë nuk ekziston veçse në fantazinë e dalëzotësit të saj, i cili për t'i dhënë kuptim jetës së vet, për të shuar deliret dhe për të hyrë në histori, prodhon një dhunues imagjinar duke luftuar kështu me mullinjtë e erës. Dalëzotësi i ekzaltuar në këtë rast gabohet edhe prej dëshmitarëve dhe ndjekësve të veprave të tij sepse ata në vend t'i thonë "Ej zgjohu!", i flasin në atë mënyrë që i shkon për shtat universin imagjinar të tij duke e shtyrë edhe më keq drejt irreales. Dalëzotësi humbet kështu çdo lloj mundësie verifikimi të vetes së vet. Të gjithë pasuesit e tij, Sançot, e ndjekin pas, ca për forcë zakoni, ca për qëllimet e tyre të vogla, ca se nuk kanë se me çfarë të merren tjetër, dhe ca duke nënqeshur me djallëzi të fshehtë ndaj zotërisë së tyre. Mendoj se duhet t'i jemi shumë mirënjohës edhe shkrimtarit me talent krejt të veçantë Agron Tufa sepse në romanin e tij të mrekullueshëm "Dueli", na paraqet estetikisht një spektër shumë të gjerë dhe të ndërlikuar marrëdhëniesh midis dhunuesit, viktimës dhe mbrojtësit të saj, që i ka munguar mizorisht jo vetëm letërsisë shqiptare, por edhe kujtesës sonë kolektive që ka qenë shpesh e idologjizuar.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët184
ISBN9789928435460
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë