Ne të gjallët Shiko më të madhe

Ne te gjallet

Ayn Rand PE0158

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dashuria e pasionuar e një gruaje të re ngrihet si fortesë kundër së keqes korruptuese të një shteti totalitar.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928162717

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Ne të gjallët” është romani i parë i botuar i autores ruso-amerikane Ayn Rand. Ky roman, botuar për herë të parë në 1936-n, është gjithashtu edhe manifesti i saj i parë kundër komunizmit. Rand-i ka thënë se ky libër i afrohet autobiografisë së saj më shumë se çdo gjë tjetër që ajo do të shkruante ndonjëherë.

I vendosur në Rusinë postrevolucionare, “Ne të gjallët” tregon historinë prekëse të tre njerëzve që luftojnë kundër shtypjes sovjetike. Protagonistja, Kira, njësoj si Rand-i, rritet në Rusinë postrevolucionare, në një familje borgjeze, e cila ka humbur të gjithë pushtetin dhe pasurinë e mëparshme dhe është e detyruar të jetojë në kushte shumë të vështira.

Por Kira ka një shpirt të pavarur dhe refuzon që të jetojë sipas idealeve të familjes së saj apo të shoqërisë sovjetike. Ajo do të bëhet inxhiniere dhe arrin të regjistrohet në Institutin Teknologjik.

Në jetën e saj hyjnë dy burra: Andreji, një komunist dhe anëtar i policisë sekrete sovjetike, i cili do të detyrohet të përballet me konfliktin midis idealeve të tij dhe realitetit të jetës komuniste, dhe Leoja, një djalë, origjina borgjeze e të cilit e damkos automatikisht si armik shteti. Lidhja midis këtyre tre individëve krijon bazën e romanit.

Pa lejen e Rand-it, në 1942-shin, në Itali, “Ne të gjallët” do të bëhet një film me dy pjesë: “Noi Vivi” dhe “Addio, Kira”. Regjisori i filmit ishte Goffredo Alessandrini, ndërsa aktorët Alida Valli në rolin e Kirës, Fosco Giachetti në rolin e Andrejit dhe Rossano Brazzi në rolin e Leos.

Filmi pati shumë sukses në Itali dhe publiku e kuptoi menjëherë se ai ishte kundër fashizmit po aq sa edhe kundër komunizmit. Pas shumë javësh transmetimi, filmi u ndalua kur autoritetet gjermane dhe italiane zbuluan që ishte bazuar mbi librin e një autoreje çifute.

I rigjetur në vitet 1960, filmi u redaktua në një version të ri me nëntituj në anglisht. Ky version u miratua nga Rand-i dhe u shfaq në 1986-n me titullin “Ne të gjallët”.

       

Të dhëna

ISBN9789928162717
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSaverina Pasho
RomanMister&Thriller