Cmim i reduktuar! Përbindëshi Shiko më të madhe

Perbindeshi

Ismail Kadare BO0147

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Te ‘Përbindëshi’ gjendet ndoshta diçka nga imazhet që reflektojnë pasqyrat kohë pas kohe”, shkruan Kadare. Pa vetëdije ai ilustron në këtë roman koncepsionin aristotelian të kohës. Në mjegullnajën romaneske të shkrimtarit, kjo punë përbën veçantinë e “Përbindëshit”, edhe pse me “Spiritusin” ai do ngjizë përsëri kohën në mënyrë krejt të ndryshme.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994332168

595 Lekë

-15%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në laboratorin e tij të shkrimtarit, Kadare rimerr përvoja të provuara në të kaluarën nga tragjikët grekë, e më pas nga Dante e Shekspiri. Këto përvoja ai do t’i zgjerojë duke kërkuar formulën e një përmase, që të përmblidhte kohën dhe hapësirën. Kështu, hapësira e Trojës është zhvendosur në një qytet shqiptar dhe rrethinat e tij. Kurse koha, ajo bëhet e shumëfishtë. Ajo nuk rrjedh në të njëjtën mënyrë për ata që fërgëllojnë në barkun e kalit të madh, që ka ngecur përballë qytetit, dhe për ata që jetojnë brenda mureve të qytetit.

E njëjta ngjarje ka njëkohësisht dy mosha. Herë koha është e ndaluar në një kamp, herë në tjetrin. Kështu, në këtë vrapim kali, në disa çaste, e lë pas “Ilionin” dhe në disa çaste i mbetet prapa, në mos qoftë e kundërta, ashtu si planetët që gjatë rrotullimit të tyre, kapërcejnë njëri-tjetrin dhe nuk lëvizin me të njëjtën shpejtësi, por sipas largësisë së tyre nga dielli.

Të dhëna

Faqe176
ISBN9789994332168
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
Përmasat14x21.6
RomanPsikologjik