Vajza daneze Shiko më të madhe

Vajza daneze

David Ebershoff BDI0234

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Proza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë “Vajzën daneze”, deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzet.

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928217301

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes.

Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: Ç’duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon? Gjithçka nis me një pyetje, me një kërkesë të thjeshtë për ndihmë që ajo i bën bashkëshortit, teksa pikturojnë në studion e përbashkët, duke i hapur udhë shndërrimit që nuk i shkonte në mend askujt.

Si bashkim i së vërtetës me trillin, për të krijuar një vepër të veçantë me tis romantik, “Vajza daneze” portretizon me rrjedhshmëri intimitetin e veçantë që karakterizon çdo martesë, historinë mbresëlënëse të Lili Elbës, nismëtares së ndryshimeve tansgjinore, si dhe gruan e dyzuar mes besnikërisë ndaj martesës dhe dëshirave e ambicies vetjake.

Të dhëna

Faqe316
ISBN9789928217301
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Qirjako
RomanPsikologjik