I ri Kronikat e Forsajtëve - Shoqëruesja Shiko më të madhe

Kronikat e Forsajteve - Shoqeruesja

John Galsworthy PE0136

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani, pjesë e një vepre madhore të cilës autori i kushtoi tërë jetën, në thelb ka një temë të thjeshtë, atë të të drejtave të individit, e sidomos të një gruaje, për të jetuar e dashuruar.

Më shumë detaje

470 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228109

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Shoqëruesja” është romani i shtatë i serisë “Kronikat e Forsajtëve”, e cila përbëhet nga tri trilogji mbi Forsajtët dhe familjet e lidhura me ta. Trilogjia e tretë, “Kapitulli i fundmë”, ndjek familjen Çerëll dhe “Shoqëruesja” është romani i parë i kësaj trilogjie.
Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme. Vijojnë të spikasin karakteret e femrave të forta, të mprehta e gjuhëshkathëta, por edhe stili ironik i autorit nobelist anglez, që jo rrallë të bën të vësh buzën në gaz, edhe kur nuk do. Në vitin 1932, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha John Galsworthy-t “për madhështinë e artit të tij të rrëfimit, i cili arrin formën më të dëlirë në Sagën e Forsajtëve”.

Thanë për librin:


Një satirë shoqërore e përmasave epike... një komedi e tërë mbi formalitetin shoqëror, bindëse si në besnikërinë e saj ndaj jetës dhe si vepër arti.

The New York Times

Histori të tilla John Galsworthy i shkruan ne mënyrë të shkëlqyer; romancat e trazuara, rastet gjyqësore dhe skandalete vendosura në mesin e klasave të larta angleze janë një territor i njohur për të.

Heavenali

Kohërat ndryshojnë, njerëzit ndryshojnë. E megjithatë, ndaj këtyre dy motrave [... Dini dhe Kler ...], mund të ndiejmë veç simpati, edhe sot, njëqind vjet më vonë.

All books about women

Të dhëna

Faqe420
ISBN9789928228109
Titulli origjinalPegi
Viti i BotimitMaj 2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiAnxhela Cikopano (Hoxha)