Requiem Shiko më të madhe

Requiem

Antonio Tabucchi BD0179

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303434

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një rravgim, një shajni, një përshpirtje. Një requiem që është një ndarje lamtumire nga fantazmat e një gruaje, të një babai, të një miku, të një poeti, të një shtëpie, të një qyteti. I gjetur papritur në mes të ditës në një Lisbonë, ai e di se ka veprime për të kryer të fundmin sidomos: takimin me një personazh të famshëm dhe të vdekur, i cili, me gjasë, ashtu si të gjitha fantazmat, do të vegojë vetëm në mesnatë por nuk e ka fare idenë se si do ti kryejë. Kësisoj, ai i beson rrjedhës së rastësisë, sipas një logjike që ndjek asociacionet e lira të pavetëdijes. Dhe i qëllon të përshkojë një udhë që e nxit ti jetojë kujtimet në aktualitetin e asaj dite, të përsërisë disa çaste themelore të jetës së tij, të orvatet të zhdërvillojë nyjat e pazgjidhura në zanafillën e gjendjes së tij vegullore. Shajnia, udhëtimi, ëndrra përgjatë dymbëdhjetë orëve gjatë të cilave trysen e bymehen kohët e një jete të tërë: e shkuara dhe e tashmja përzihen mes tyre për të shpaluar njëra-tjetrën, të vdekurit e të gjallët takohen në të njëjtat vende, vendtakimet caktohen në një palëvizshmëri që ska të bëjë fare me kohën. Me këtë Requiem, në trajtën e pabotuar të ditarit të një përvoje të mistershme e urtake, Antonio Tabucchi ka shkruar një libër që shfaqet si nderim ndaj Portugalisë: thuajse ndaj kujtesës së një vendi që i përket thellësisht. Deri në atë masë sa e ka shkruar në gjuhën portugeze.

Të dhëna

Faqe164
ISBN9789994303434
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiShpëtim Kelmendi