Cmim i reduktuar! Mos me thuaj qe ke frike Shiko më të madhe

Mos me thuaj qe ke frike

Giuseppe Catozzella BD0154

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Emri i saj është Samia. Ajo do vetëm të vrapojë dhe ka një ëndërr, të prezantoj gratë e vendit të saj në Lojrat Olimpike. Ajo nis të vrapojë në moshën 8-vjeçare, me mikun e zemrës Ali, njëkohësisht trajneri i saj për shumë vite. Ajo vrapon me këpucë të grisura në rrugët me xhama e plumba të një shteti me luftra të herëpashershme, Somali. Një roman i paharrueshëm. Historia e vërtetë e një vajze që nuk ndaloi kurrë së ëndërruari.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303885

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit. Samia shikon larg dhe te këmbët e saj të holla shikon mundësinë për shpagim për vuajtjet e vendit të saj dhe të grave somaleze. Stërvitet natën në stadiumin e shkretë duke iu fshehur syve të integralistëve dhe spiunëve të tyre dhe garat e para, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, e kualifikojnë për në Olimpiadën e Pekinit. Arrin e fundit, por ama bëhet një simbol për gratë myslimane në të gjithë botën. Ëndrra e saj është të fitojë. Takimi i ardhshëm është Olimpiada e Londrës e vitit 2012. Por gjithçka bëhet më e vështirë, integralistët fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Samia vrapon e veshur me burkë dhe përballet me një humbje të tmerrshme, ndërsa vëllai i një jete të tërë ia ndryshon përgjithnjë jetën. Një natë niset më këmbë. Në kërkim të lirisë dhe ëndrrës për të fituar olimpiadën. E vetme ndërmerr udhëtimin prej tetë mijë kilometrash, odisenë e emigrantëve nga Etiopia në Sudan, përmes Saharës, në Libi, për të mbërritur nga deti në Itali.

Të dhëna

Faqe268
ISBN9789994303885
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiAdrian Beshaj