Me sytë ulur Shiko më të madhe

Me syte ulur

Tahar Ben Jelloun TO0271

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ajo ishte si të gjitha moshataret, as shumë e urtë, as shumë ngatërrestare, por kishte sy të mëdhenj, që lëshonin një dritë të ëmbël dhe vezulluese.

Më shumë detaje

101 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994319800

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri:

“Me këta sy të mëdhenj, - i kishte thënë gjyshi, - do të shohësh gjëra të papëlqyera, gjëra që shpirti nuk do t’i pranojë, por do të kesh urtësinë dhe dëshirën që të mos thuash asgjë, t’i lësh burrat të selitin fatkeqësinë, gënjeshtrën dhe tradhtinë; do ta lësh tokën t’i përpijë dhe do të jesh e vetmja që do ta dish përse burrat e hapin me duart e tyre varrin. Do të shohësh, gjithashtu, gjëra të mrekullueshme: lëndina, ku çdo pemë do të jetë pasqyrë e kthyer nga dielli që jep dritë, lule dhe fruta. Do të shohësh ditën që zbardh fillimisht në sytë e tu dhe nderet në male dhe lumenj. Sytë e tu do të jenë vendi, ku çdo natë që do të kesh kaluar, do të lërë një copë nga ëndrrat e tua, ku historia do të derdhet në një histori tjetër, ku drita e mëngjesit do të lërë alfabetin e të fshehtës. Ky nuk është privilegj, por kështu ndodh. Ndërgjegjja ime dhe fati të kanë zgjedhur ty. Dora ime u drejtua nga vështrimi yt dhe dallova së largu një rrufe si shkreptimë hareje, si vetëtimë bamirëse, që zbriste nga qielli dhe miratonte gjestin tim. Ti do të jetosh gjatë dhe do të kesh fatin të shohësh vdekjen që vjen, jo nga sëmundja dhe vuajtjet e tua, por nga fjalët e para të së fshehtës, të cilat do të vijnë e do të mblidhen në gjuhë dhe do të mund t’i shqiptosh pa u druar nga asgjë ngaqë ato nuk janë e fshehta jote, por lëvozhga e tyre, ajo çka t’i mban në zemër dhe në shpirt. Si qepë me shumë lëvore që bien ngadalë. Kur ta kuptosh thelbin, do shqiptosh fjalinë që ke bërë vetë; fjalët do të rrëzohen si pirg thëngjijsh në mangall, të mbledhur nga dy duar të hapura; do të rilindin nga fryma e gruas shtatzënë, ndërsa e fshehta do të përcillet njëherësh me grahmat e fundit. Kështu ndodh. Mosha jote do të përcaktohet nga dëshira e heshtjes.
Tani, uli sytë te dora ime; vendosi duart te kraharori im; shikoje këtë hi që shndrit nga thëngjij të ndezur; aty është e fshehta; siç e sheh, bëhet fjalë për një thesar që të tjera duar kanë varrosur nën ullirin e dyzetë në jug të varrit të mbesës së stërmbesës të stërgjyshit tonë.

Të dhëna

Faqe330
ISBN9789994319800
Titulli origjinalToena
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiNonda Varfi