Nata e shenjtë Shiko më të madhe

Nata e shenjte

Tahar Ben Jelloun TO0269

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit “Vajza e rërës”.

Më shumë detaje

100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN 9789994318698

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t’u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.

Pas vdekjes së të atit, më në fund, personazhi kryesor vendos të jetojë si një grua duke zbuluar ç’do të thotë të jesh vërtet femër, duke i bërë ballë të gjitha sfidave dhe imponimeve negative të një rrethi shoqëror tejet fanatik...

 

Pjesë nga libri:

Në fytyrën tënde shoh një kurorë drite të jashtëzakonshme. Ti sapo linde, këtë natë, natën e njëzeteshtatë... Je femër. Lëre bukurinë të të prijë. Nuk ka më drojë. Nata e Fatit të jep emrin Zahra, lulja e luleve, hijeshia, fëmija e përjetësisë, ti je koha që qëndron në shpatin e heshtjes... në kulmin e zjarrit... mes pemësh... mbi fytyrën e qiellit, që zbret... Ai përkulet dhe më merr...

Ty të shikoj, dora jote zgjatet, ah! Bija ime, po më merr me vete...po ku do më shpiesh? Jam i sfilitur për të të ndjekur... E dua dorën tënde që i afrohet syve të mi... Është errësirë, bën ftohtë... Ku je, kjo është fytyra jote? Nuk shoh më... Ti më tërheq... ajo fushë e bardhë, borë është? Nuk është e bardhë... Nuk shoh më asgjë...

Fytyra jote po ngërçohet, je e zemëruar... Je me ngut... Kjo është ndjesa jote?... Zah...ra... Një rreze dielli depërtoi në dhomë. Gjithçka kishte marrë fund. Tërhoqa me vështirësi dorën nga dora e tij. Ia mbulova fytyrën me çarçaf dhe fika qiririn.

Të dhëna

Faqe216
ISBN 9789994318698
Titulli origjinalToena
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiNonda Varfi