Ruleta Shiko më të madhe

Ruleta

Lada Zigo FNK0084

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër Ruleta është një metaforë e shoqërisë kroate dhe e jetës njerëzore, një rreth pa vendndodhje dhe pa logjikë, që përmbledh përbuzjen, shpresën, zhgënjimin, indinjatën dhe dënesën e kotë për të mundur të pavërtetën dhe fatin personal, - shkruanë autorja.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan. S. Noli
Fletët176
ISBN978-09967-34-17-2

400 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani përqendrohet në një kazino në një rrugë të Zagrebit të sotëm, i cili, siç përshkruhet këtu, është i mbushur në çdo cep me kazino (nuk habitemi dhe nuk na duket gjë e panjohur !!!) Anteja, personazhi kryesor i romanit, ish-punëtor i një fabrike prodhimi në kohën e komunizmit, ish-luftëtar kundër serbëve dhe që mburret se ka çliruar qytete të pushtuara prej tyre, pra, një person normal, me jetë normale (përveç viteve të luftës), e kalon jetën te kazinoja në fjalë, ku, sigurisht, edhe e shkatërron. Jemi në Zagrebin dhe në Kroacinë e pasluftës, por, të përshkruar larg stereotipave dhe në një mënyrë të ndryshme dhe origjinale nga shumë autorë të tjerë bashkëkohës e bashkëpatriotë të saj. Subjekti i mbështetur te kazinotë nuk është thjesht imagjinar; nga të dhëna zyrtare në Kroaci shpenzohen rreth një miliard kuna (monedha kroate) në kazinotë dhe ka rreth 50.000 kumarxhinj kronikë (në një popullsi prej 4.5 milionë banorësh).

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët176
ISBN978-09967-34-17-2
RedaktoriRexhep Hida
V. Bot2016
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiNikolla Sudar