Kaligula : dramë në katër akte Shiko më të madhe

Kaligula : dramë në katër akte

Albert Camus FNK0060

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Drama Caligula (Kaligula), është padyshim një kryevepër e artit teatral. Caligula ishte një njeri i zakonshëm deri në vdekjen e motrës së tij Drusilla, e cila i zbuloi atij absurditetin e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Që nga ai çast, ai u bë një tiran i pamëshirshëm, duke pretenduar se mishëronte figurën e fatit, më qëllim që t'u tregonte njerëzve se ai do t'i çlironte nga nënshtrimi ç'njerëzor.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan. S. Noli
Fletët170

800 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kaligula i Kamy-së është një nga ato kryevepra që s'duhen lënë pa lexuar. Njeriu i revoltuar gjeti jehonë të madhe, por dhe ngjalli shumë debate ndër intelektualët e kohës, pasi Kamyja shtronte në të çështjen e dyfishtë të revoltave estetike dhe të atyre historike. Ai e kritikonte qëndrimin romantik të një revolte poetike, shfaqje e fundit e së cilës kishte qënë surrealizmi, i cili në fund të fundit përfundoi në konformizëm. Kurse lidhur me revoltën historike, Kamyja e dënonte optikën nihiliste në tentativën revolucionare, idenë e shkatërrimit dhe që e shikonte lumturinë në kohrat e ardhshme. Siç e thotë dhe kritiku francez Daniel Rondeau në librin e tij Kamyja apo premtimet e jetës, Kamyja mishëroi në kohën e vet modelin e intelektualit të angazhuar, pasi ai zgjodhi revoltën dhe jo Revolucionin.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët170
RedaktoriRexhep Hida
V. Bot2016
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiIlia Lëngu