Qyteti pa reklama Shiko më të madhe

Qyteti pa reklama

Ismail Kadare BO0103

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo është vepra e parë në prozë e Ismail Kadaresë, e cila është shkruar gjatë kohës që ai ishte student në Moskë, por më pas kur u kthye mbeti në dorëshkrim dhe u botua pas viteve ’90. Personazhi ynë, një mësues që shkon në një qytezë, është rebel, aventurier, pasionant për femrat, dhe që sajon lloj lloj gjërash për tu transferuar drejt kryeqytetit

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN978999274538X

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955. Me "Qytetin pa reklama" ai shkruan romanin e tij të parë, që bie në kundërshtim me idenë e përhapur se romani i tij i parë është "Gjenerali i ushtrisë së vdekur".

"Qyteti pa reklama" ka pasur një konceptim të veçantë. Student për letërsi në Moskë, Kadare është zhytur në mikrokozmosin e letërsisë sovjetike. Duke vërejtur nga afër atë që ishte realizmi socialist, në kurset e institutit "Gorki", ai kalon një fazë mohimi për të shkruarit.

Autori i ri ka përshtypjen që pasioni i letërsisë po shuhet tek ai dhe "Qyteti pa reklama" merr atëherë pamjen e një sfide: ai lufton kundër një fataliteti, që e shtyn në indiferencë ndaj asaj që ai e quante deri atëherë fatin e tij...

Tre muaj iu deshën atij për të hartuar këtë roman, që e filloi duke e regjistruar në magnetofon, para se ta rikopjonte, pastaj shkruan pjesën më të madhe pa ndërhyrjen e zërit. Stili në të është i gjallë, tepër modern, dhe mendimi shumë i guximshëm për kriteret e gjykimit të botës komuniste.

Të dhëna

Faqe168
ISBN978999274538X
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
RomanRomancë&Pasion