Të jetosh në ishull Shiko më të madhe

Te jetosh ne ishull

Ben Blushi UE0169

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Të jetosh në ishull" është romani i parë i autorit Ben Blushi, i njohur si politikan, ish ministër dhe zëvendësministër në disa dikastere në vitet e fundit, si dhe një gazetar i njohur në fillimet e tij. Është një nga rastet unike kur një politikan i kthehet letërsisë, ndërkohë që gjatë këtyre 18 vjetëve shoqëria shqiptare ka njohur fenomenin që një pjesë jo e vogël shkrimtarësh e poetësh, njerëz të letrave në përgjithësi lanë penën dhe iu përkushtuan politikës.

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789994315796

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me një rrëfim e stil jo të zakontë në letrat shqipe, veçanërisht pas viteve '90, autori e ka marrë temën nga Historia e Shqipërisë e shekujve XV-XVIII, por duke e trajtuar artistikisht si rrallëkush e duke sjellë një informacion me frymë analitike nga një pikëvështrim i ri dhe tërësisht sipas gjykimit të tij të ngjarjeve të mëdha të shoqërisë shqiptare të kësaj periudhe.

Por, pavarësisht nga linjat e personazhet e shumtë që gërshetohen në libër, tema themelore e romanit do të mbesë procesi i gjatë shoqëror i islamizimit të shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë, debatet për të cilin vazhdojnë të jenë në qendër të polemikave edhe në ditët tona dhe i kanë ndarë studiuesit, historianët, analistët, etj. në kampe me pikëpamje të ndryshme.

"Të jetosh në ishull" është romani befasues i Ben Blushit, i cili vjen në letërsi nga politika dhe pas një përvoje të gjatë në median e shkruar.Duke e marrë temën nga një periudhë jo fort e njohur e historisë së Shqipërisë, fabula shtrihet në gati katër shekuj duke sjellë në letërsinë shqipe, personazhe të njohur, ngjarje e data që të çudisin për erudicionin e autorit, njohjen deri në imtësi të epokës ku zhvillohen ngjarjet dhe të zakoneve, traditave, organizimit të jetës së përditshme, e, në mënyrë të veçantë, të riteve e normave fetare që rrjedhin nga Librat e Shenjtë.

Një Skënderbe ndryshe nga ç'e njohim, mosmarrëveshjet e tij me princin Arianit Komneni dhe historia e familjes Komneni e parë në disa breza, Ali Pashai i Tepelenës dhe qeverisja ekzotike e Janinës, konfliktet e tij me çamët e krishterë, lulëzimi dhe shkatërrimi i Voskopojës i përshkruar për herë të parë në letërsinë shqipe, luftërat e shqiptarëve deri në Kretë kundër Turqisë, si dhe bëmat e Sabatai Zevit, çifutit më të famshëm të Perandorisë Osmane që vdiq në Berat, janë vetëm disa prej kulmeve që të mbajnë mbërthyer pas leximit për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e ngjarjeve.

Por, linja më dominuese në roman që do të ngjallë, padyshim, debate e diskutime të shumta mbetet procesi i gjatë dhe i ngatërruar i islamizimit të shqiptarëve të pas pushtimit nga Turqia. Ishte paqësor apo i dhunshëm ky transformim, u krye me dëshirën e vetë shqiptarëve apo u detyruan nga masat shtrënguese të pushtuesve?!

Si bashkëjetoi një familje shqiptare e ndarë në dy fe në Shqipërinë e shekullit XVIII? Një roman që përpiqet të tregojë se si të shoqëria shqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetesës fetare për t'i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të kohës.

Thanë për librin:

"Unë "Ishullin" e Ben Blushit e kundroj me aparaturën që është në përputhje me sistemin e vlerave perëndimore. Vlerësoj se pas leximit të librit shumëkush nga ne do t'i korrigjojë paragjykimet e trashëguara."

Arbën Xhaferri, Gazeta Shqiptare

"Romani "Të jetosh në ishull" me autor Ben Blushin është një vepër tërheqëse, me një stil tregimtar të këndshëm, e cila lexohet me kënaqësi dhe me kureshtje."

Kristo Frashëri, Gazeta Shqitpare

"Romani "Të jetosh në ishull" është një roman për raportet që vendos njeriu me jetën dhe me vdekjen, me dashurinë, me të tashmen, të shkuarën dhe të ardhmen, dhe pa dyshim edhe me të përjetshmen, pra me fenë."

Piro Misha, Tirana Observer

"Romani i Blushit duhet kuptuar vetëm si metaforë e madhe, brenda së cilës ne zbulojmë autorin, një realitet njerëzor të caktuar, veten tonë në interpretimet që i bëjmë gjithë strukturës artistike, kuptimeve dhe ngarkesave emocionale të saj."

Floresha Dado, Albania

"Blushi ka aftësinë që të na bëjë jo vetëm ta lexojmë, por edhe të mendojmë e polemizojmë për një nga dilemat tona më të mëdha në 600 vitet e fundit... Jam i bindur se koha do të tregojë se ky roman nuk duhet keqkuptuar, sepse gjithnjë e më shumë do të kuptohet se është një prej veprave më të mira letrare që janë shkruar pas 1990 – s në Shqipëri."

Alfred Peza, Tirana Observer

"Leximi i këtij romani na bën të kuptojmë se sa e vështirë është të arrish të ndërtosh nga disa teza apo studime historike, ishullin tënd simbolik të artit dhe Ben Blushi ka arritur ta krijojë këtë, ndoshta jo pas një pune 6 mujore, si shprehet vetë, por pas studimeve të shumta të shumë librave e hulumtimeve historike."

Andi Bejtja, Panorama

"Suksesi i librit të Blushit nuk është vetëm shndërrimi i tij nga një ngjarje mediatike, kulturore, në një debat publik. Ata që e thonë këtë ose nuk i njohin shoqëritë e komunikimit ku jetojmë, ose nuk duan ta pranojnë..."

Henri Çili, Panorama

"Ben Blushi shënon kthesën e parë në historinë e letërsisë shqiptare pas viteve '90 dhe e ngjit traditën më të mirë të kësaj letërsie në kuota të reja. Libri do të jetë ngjarje edhe në realitetin europian..."

Ilir Yzeiri, Shqip

Të dhëna

Faqe512
ISBN9789994315796
Titulli origjinalUET Press & MAPO Editions
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri