Kaos i qetë Shiko më të madhe

Kaos i qete

Sandro Veronesi TO0227

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman i heq maskat e njerëzve në përditshmëri. Autori të gllabëron që në faqet e para të historisë së personazhit, Pietro Paladini, i cili pasi humbet gruan, nis të vëzhgojë në thellësi jetën dhe përditshmërinë e vajzës së tij. Nëse në pamje të parë libri duket një melodramë, romani përfundon në një dramë qesharake, përmes mjeshtrisë së rrëfimit dhe detajeve që vijnë në këtë histori

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205667

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Pietro Paladini, 43-vjeçari joshës dhe i pasur, që sapo ka humbur gruan e tij, pret çdo ditë, i çorientuar, brenda makinës së tij, vajzën e vet, Klaudian, teksa del nga shkolla.

Ditën që do të duhej të bënin celebrimin e martesës, Lara, e shoqja, vdes. Miqtë, por edhe njerëz anonimë, shkojnë të flasin me të, e përqafojnë, ndajnë me të këtë kohë të pezullt, këtë “kaos të qetë” ku ai tashmë ka gjetur strehë.

Në prag të një shkrirjeje financiare të paprecedent, kolegët e tij të punës, një vëlla që tymos opium, një kunatë që zhvishet në mes të një krize nervash, të gjithë, në një çast të dhënë, heqin maskat e tyre. Heqin dorë nga komedia sociale.

Mbi një situatë të tillë, e denjë për Beckett-in, Sandro Veronesi ka ndërtuar një roman mallëngjyes, të thurur në mënyrë brilante: përzierja e asaj çka është intime në atë çka është më dridhëse dhe reale, në atë çka është më provokuese.

FRAGMENT

... Kisha nevojë që dikush të më hapte sytë, kupton? Dhe ime bijë m’i hapi. Iu desh asaj ta bënte, nga dëshpërimi, sepse ashtu siç isha, isha një problem. Iu desh të më thoshte gjërat që unë vetë nuk arrija t’i kuptoja. Baba, më tha, duhet të kthehesh në punë; dhe nëse punën që kishe e ke humbur, më tha, duhet të gjesh një tjetër. Duhet të mendosh për të ardhmen tonë, baba. Duhet të merresh me makinën e mamasë, duhet të denoncosh humbjen e targës dhe ta sjellësh lart. Duhet të mos jesh më xheloz për xhaxhanë. Duhet të më ndalosh të djersitem dhe të bëhem qull kur bën ftohtë, duhet të më mbrosh. Duhet të vësh rregull në jetën tënde, t’i japësh një drejtim, një kuptim, sepse kaosi që udhëheq botën e fëmijëve është i bukur, sigurisht, por ti je burrë. Dhe nuk duhet të kesh frikë të çash flluskën, sepse flluska është çarë tanimë. Kështu më tha. Ime bijë, një vogëlushe...

 

Të dhëna

Faqe420
ISBN9789928205667
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15x23
PërkthyesiPërktheu nga origjinali italisht: Roza Ruci Dishnica
RomanMister&Thriller