Sozia Shiko më të madhe

Sozia

Fjodor M. Dostojevski BOM0048

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789992744402

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri:

...Ora ishte tetë pa pak, kur nëpunësi civil i rangut të nëntë Jakov Petroviç Goladkini, pasi kishte fjetur mirë e mirë, u zgjua, gogësiu, u shtriq dhe, më në fund, hapi sytë krejtësisht. Sidoqoftë, nja dy minuta vazhdoi të rrinte shtrirë në shtrat pa lëvizur, si një person ende jo fort i sigurt nëse qenkësh zgjuar apo vazhdonte të flinte ende, nëse qenkësh e vërtetë dhe e prekshme gjithçka që po ndodhte tani rreth tij, apo kishte të,bënte me vazhdimin e mishmashit të ëndrrave që kishte parë. Megjithatë, ndiesitë e zotit Goladkin filluan të merrnin shumë shpejt një formë edhe më të qartë, edhe më të lexueshme. Muret e clhomës së tij të vogël. ca mure këta të ndotur nga koha, saqë kishin marrë një ngjyrë jeshile, të nxirosur, të pluhurosur, komoja e tij e kuqe, karriget e punuara me dru të kuq, tryeza e lyer me bojë të kuqe, kanapeja turke, e mbuluar me nje mushama në ngjyrë të kuqe e me ca lule bojëjeshile dhe, më në fund, teshat që kishte zhveshur mbrëmë në nxitim e sipër dhe që ashtu, lëmsh, i kishte flakur mbi divan, po e vështronin me pamjen e tyre të zakonshme...

Të dhëna

Faqe228
ISBN9789992744402
Titulli origjinalOmsca - 1
Viti i Botimit2000
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiEshref Ymeri