2666 Shiko më të madhe

2666

Roberto Bolaño BPS0050

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër konsiderohet epope e shekullit të XX me qindra personazhe dhe dhjetëra ngjarje brenda ngjarjeve. Një libër që i ngjet kohës së vet. Romani konsiderohet një enciklopedi, me vrull të paparë stilistik, dhe me metafizikë që ecën me shpejtësinë e dritës. Ky është i fundmi dhe maja e gjeneratës së romancierëve të mëdhenj: Proust, Musil, Joyce, Pynchon

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pika pa Sipërfaqe
Fletët1099
ISBN9789928185365

1 500 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Shkrimtari gjerman Beno fon Arçimboldi boton kryevepër pas kryevepre që pas Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk e njeh identitetin e tij. Një grup kritikësh europianë e gjurmojnë prej vitesh në gjithë kontinentin dhe rastësisht mësojnë se mund të fshihet në Meksikë, në qytetin kufitar Santa Teresa.

Në këtë qytet, park industrial për dhjetëra makiladora që prodhojnë për tregun e afërt amerikanoverior, tashmë prej vitesh rrëmbehen, përdhunohen dhe vriten me qindra vajza, shumica punëtore në këto fabrika.

Policia ka arrestuar një gjerman të ri dymetrosh, por vrasjet vazhdojnë. Në universitetin e Santa Teresës, profesori vejan Amalfitano ka filluar të dëgjojë zëra dhe po çmendet nga frika se mos e bija e re rrëmbehet dhe vritet.

Një gazetar nga Nju Jorku udhëton në Santa Teresa për një reportazh mbi një ndeshje boksi, por mëson për vrasjet e femrave dhe ngatërrohet me një grup të rinjsh të dyshimtë.

Hans Rajteri, një gjatosh prusian, lufton në frontin lindor të Luftës së Dytë, dezerton afër mbarimit të luftës, rikthehet në atdhe dhe shndërrohet në një ndër figurat më të spikatura të letërsisë europiane dhe botërore, i përfolur rëndom për çmimin Nobel.

Shkruan nën pseudonimin Beno fon Arçimboldi, por as edhe botuesi i tij nuk ia di emrin e vërtetë, apo ku jeton dhe me se merret.

Këto ngjarje janë vetëm skeleti i një romani me qindra personazhe dhe dhjetëra ngjarje brenda ngjarjeve, një epos i vërtetë i shekullit që sapo lamë pas.

Thanë për librin

“Me 2666, Bolaño i bashkohet shkrimtarëve më ambiciozë të shekullit XX, si Proust, Musil, Joyce, Pynchon e të tjerë, të cilët e shtyjnë romanin përtej caqeve konvencionale, duke ngërthyer një epokë të tërë, duke shpalosur njohuri enciklopedike dhe vrull stilistik, për të na ofruar një sintezë madhështore, ndonëse idiosinkretike, të gjithë kulturës së tyre dhe vendndodhjes së tyre në të. Bolaño i bashkohet të pavdekshmëve.”

The Washington Post

“2666” ka të ngjarë të jetë romani i parë i madh i shekullit XXI [...] Bolaño na tërheq me vete përgjatë perimetrit të një humnere, me një shpejtësi të atillë saqë është e vështirë të fiksosh vrazhdësinë e asaj që shikon [...] Kemi të bëjmë me një vrull tragjik, një metafizikë me shpejtësinë e dritës – më në fund, ja një libër që i ngjet kohës së vet.”

The News & Observer

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët1099
ISBN9789928185365
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RekomandimePo
RomanSagë&Histori