Cmim i reduktuar! Vajza e zhdukur Shiko më të madhe

Vajza e zhdukur

Gyllian Flynn BOT0021

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Shkrim i cilësisë së parë, një histori e aftë të të mbajë të lidhur nga faqja e parë deri në të fundit. Një përzierje e përkryer që përkthehet në miliona kopje të shitura." – kështu e vlerëson gazeta e famshme britanike “The Guardian” “Vajza e zhdukur”, libri më i shitur i momentit në SHBA dhe Britaninë e Madhe

Më shumë detaje

114 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000712

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin

Martesa mund të jetë edhe vrastare. Një mëngjes të ngrohtë vere në North Karthëxh, Misuri, Niku dhe Emi kishin përvjetorin e pestë të martesës. Ishin bërë gati dhuratat e rezervimet kur gruaja e bukur dhe e zgjuar e Nikut zhduket nga shtëpia e tyre buzë lumit Misisipi.

Bashkëshorti Nik Djun as ia ka idenë për greminën e thepisur ku po rrëshqet falë mendjes së mprehtë të gruas së tij, por vetëm duke lexuar e kuptuar copëza nga ditari i saj, e zbulon rrezikun. Nën trysninë në rritje të policisë dhe mediave - si dhe të prindërve krenarë të Emit - djali i artë kalon nëpër një varg të pafundmë gënjeshtrash, mashtrimesh dhe sjelljesh të pahijshme. Niku duket i pavendosur, i tërhequr dhe i hidhëruarr - po a është vërtet vrasës?

Me të motrën, Margon, që i rri pranë, Niku përsërit që është i pafajshëm. Por puna është, nëse nuk e ka vrarë Niku, ku ka përfunduar gruaja e bukur? Dhe çfarë ka lënë në atë kutinë e fshehur të dhuratës në dollapin e dhomës së gjumit?

Komente mbi librin

"Triller i vërtetë psikologjik. Sensacioni i fundit në fushën e botimeve, "Vajza e zhdukur" nga Gillian Flynn po fluturon nga raftet."

The Telegraph

"Ky roman do t'i marrë mendjen lexuesit."

USA Today

"Shkrim i cilësisë së parë, një histori e aftë të të mbajë të lidhur nga faqja e parë deri në të fundit. Një përzierje e përkryer që përkthehet në miliona kopje të shitura."

The Guardian

"Intrigues, inteligjent dhe mahnitës. Nëse po kërkon diçka vërtet të thellë që të zhytesh për disa kohë, mos kërko më tej. Ky është nga ata libra që nuk ke pse ta fshehësh në ndonjë qese letre ngjyrë kafe. Këtë minutë sapo mbarova një javë të tërë ku u ndjeva i tradhtuar, i ngatërruar, i manipuluar, i provokuar dhe i gjykuar keq, pa përmendur që përfundimi ishte krejt ndryshe nga sa e prisja. Duke pasur parasysh sa herë iu ktheva faqeve të kaluara për t'i rilexuar, tani po mendoj t'i kthehem edhe një herë të gjithë librit."

Arthur Phillips, autor i romanit bestseller "The Tragedy of Arthur"

"Mezi pres t'jua them: duhet ta lexoni patjetër librin "Vajza e zhdukur". Ky libër është dehës dhe njëherësh helmues në mënyrën më të mrekullueshme. Është i mprehtë (ose më mirë, i shkëlqyer). Është i këndshëm (në mënyrën më të errët të mundshme). Stili është i zhdërvjellët, historia është... e mahnitshme. Lexojeni këtë libër dhe do të zbuloni, mes shumë thesareve të tjera, se sa ankth e bukuri mban njëherësh ai."

Scott Smith, autor i romaneve bestseller "The Ruins" dhe "A Simple Plan"

Të dhëna

Faqe556
ISBN9789928000712
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia
RomanMister&Thriller