Cmim i reduktuar! Një zemër kaq e bardhë Shiko më të madhe

Nje zemer kaq e bardhe

Javier Marias BD0116

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789928176202

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

“Një zemër kaq e bardhë” është një citim nga “Makbethi”. Lady Makbeth, pasi mori vesh për vrasjen e mbretit Dunkan nga i shoqi, i drejtohet me këto fjalë: “Duart e mia janë si të tuat, por kam turp të kem një zemër kaq të bardhë”. Dhe një zemër të bardhë ka jo ai që është i pafajshëm, por ai që nuk është infektuar nga fjalët dhe fajet e të tjerëve.

“Zbulova, (po vetëm pasi e përfundova të gjithin), se “Një zemër kaq e bardhë” fliste për sekretin dhe rehatinë e mundur, të joshjes e nxitjes, për martesën, përgjegjësinë e dikujt që ka mësuar diçka, mundësisë për të mësuar dhe pamundësisë për të injoruar, për dyshimin, për të folurën dhe heshtjen.”

Vlerësime për librin

A mundet ta mbajmë martesën me zjarrin që kemi ndezur në dashuri? Ç’të bëjmë me dyshimet tona për vetveten dhe dashurinë? A kemi vend për dy persona brenda vetes? Rrëfimtari spanjoll Javier Marias, me një ftohtësi të jashtëzakonshme, përvijon atë fill të jetës dhe vdekjes, ku herë kërcejnë dyshimet e herë dashuria. Ai vjen përmes një magjie fjalësh duke na vendosur përballë pikëpyetjeve që janë nën lëkurën e njeriut, që jetojnë me ne, dhe që zgjidhja e vetme mbetet përgjigja e domosdoshme ndaj tyre. Është një rrëfim që na fton të ndërmarrim një udhëtim brenda vetes, duke përfshirë dashurinë, të tashmen, të shkuarën dhe atë që kemi ëndërruar”, - Agim Baçi

Për më shumë shiko review te LINKU

Të dhëna

Faqe276
ISBN9789928176202
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBashkim Shehu
RomanSagë&Histori