Cmim i reduktuar! Kalorësi lakuriq Shiko më të madhe

Kaloresi lakuriq

Dritëro Agolli DRI0002

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është shkruar në vitin 1979 dhe i rivjen lexuesit në duar pa ndryshime thelbësore pas 37 vitesh. Në këtë roman pasqyrohen ato shqetësime të njerëzve dhe ato mendime që kishte nxjerrë koha si rrjedhim i ngecjes dhe ngrirjes së shoqërisë, i krizës shpirtërore dhe ideore të saj. Duke pasur këtë sfond të krizës së përgjithshme të shoqërisë, pasqyrohen edhe raportet e njerëzve, dashuritë turbullta dhe dëshirat

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dritero
ISBN9789928418944

1 001 Lekë

-23%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një shënim i autorit rreth librit për lexuesit

Romani “Kalorësi lakuriq” është shkruar kryesisht që në vitin 1979. Në fillim të viteve 80-të është botuar në revistën “Hosteni” vetëm kapitulli i parë me këmbënguljen e kryeredaktorit të atëhershëm Niko Nikolla, si gjithmonë dashamirës ndaj meje. Në fund të vitit 1990 është dhënë në gazetën “Drita” një variant disi i shkurtër i romanit me titullin “I nëmuri”, i cili nisi të botohej që në muajt e parë të vitit 1991 në disa numra njëri pas tjetrit. Varianti që botohet është i plotë, siç është shkruar atëherë, me ndonjë plotësim fare të vogël në formë, por edhe diçka të parëndësishme në përmbajtje. Në roman pasqyrohen ato shqetësime të njerëzve dhe ato mendime që kishte nxjerrë koha si rrjedhim i ngecjes dhe ngrirjes së shoqërisë, i krizës shpirtërore dhe ideore të saj. Duke pasur këtë sfond të krizës së përgjithshme të shoqërisë, pasqyrohen edhe raportet e njerëzve, dashuritë turbullta dhe dëshirat.

Kapitulli i katërt në “Drita” është botuar fare i shkurtuar vetëm për arsye vendi në gazetë. Në botimin e ri ky kapitull është dhënë i plotë. Botimet e romaneve dhe e prozës së gjatë në gazeta, gjithmonë nuk mund të jenë të tërësishme, pasi përmbajtja e tyre copëtohet dhe shpërndahet. Vetëm kur publikohen në libra më vete quhen si botime të vërteta, pasi atëherë lexuesi formon një ide të plotë për veprën e autorit.

Dritëro Agolli

Të dhëna

Faqe120
ISBN9789928418944
Titulli origjinalDritero
RedaktoriSadije Agolli
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori