Jeta rimon me vdekjen Shiko më të madhe

Jeta rimon me vdekjen

Amos Oz SB0013

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përmes kësaj historie në roman, Oz arrin mjeshtërish të japë kuptimin e artit të të shkruarit, marrëdhëniet e jetës me letërsisë, të jetës me vdekjen, por edhe natyrën dhe kuptimin e famës së autorit në letërsi

Më shumë detaje

894 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928427991

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin

"Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t'i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç'kah rrekeni t'i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj?

Çdo të thotë të jesh një shkrimtar i famshëm, si ndikon kjo te familja juaj? Përse përshkruani, pothuajse më së shumti, anët negative? Çfarë mendoni për shkrimtarët e tjerë, cilët kanë ndikuar tek ju dhe cilët nuk ju pëlqejnë? Dhe meqë ra fjala, si mund ta përkufi zoni veten?"

Këto janë pyetjet që një autor i njohur, i ftuar të lexojë pjesë nga libri i tij më i ri para lexuesve të tij, duhet t'u përgjigjet. Jemi në Tel Aviv, një mbrëmjeje të nxehtë dhe mbytëse, ku publiku, njëherësh edhe lexuesi dhe admiruesi i veprës së autorit, pret me shumë kureshtje përgjigjet.

Por autori ynë, i mësuar tashmë të jetojë edhe një jetë paralele të mbushur me karakteret që krijon vetë, bie në grackën e fiksionit. Mu aty përballë tyre, ai nis dhe ndërton jetën e disave prej tyre: Një kameriere joshëse, një i ri me ëndrra letrare që pret prej tij një këshillë, një mesogrua e etur për kulturë, një lexuese e re me të cilën është gati të flirtojë, një marrok që përgjon vdekjen e së ëmës, etj.

Komente mbi librin

"Ky është një libër joshës, vrojtues, me një rrjedhshmëri të qëndrueshme dhe tona qetësues të tipit të Amos Oz."

Sunday Times

"Metafi zika e Jeta rimon me vdekjen ngjan si një "sulm" i fortë i Amos Oz mbi procesin e shkrimit dhe të leximit."

The Telegraph

 

Të dhëna

Faqe113
ISBN9789928427991
Titulli origjinalSkanderbeg Books
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRigel Rizaj
RomanMotivim&Vetëdije