Nëntëmbëdhjetë minuta Shiko më të madhe

Nëntëmbëdhjetë minuta

Jodi Picoult BOT0007

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër

Marrëdhëniet prind-fëmijë zënë vend qendror në këtë roman, dhe pikërisht për arsyen se bëhet fjalë për marrëdhënie në moshën e adoleshencës, që është edhe më e paqëndrueshmja nga ana emotive. Veç kësaj, tregohet me hollësi edhe gjendja në shkollë, marrëdhëniet mes nxënësve, ku zbulohen gjëra që, për prindërit, janë lajme të reja e të padëgjuara, po për bashkësinë e nxënësve përbëjnë një botë ku jetojnë çdo ditë. 

Brengat e fëmijërisë së Piterit shndërrohen në një makth dhe tragjedi në adoleshencën e tij, për të cilën janë të gjithë fajtorë. Po pse? Këtë mësojeni duke e lexuar këtë bestseller me vlera të jashtëzakonshme edukative, sidomos për prindërit dhe mësuesit....

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
Fletët620
ISBN9789928000774

1 200 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.

Ndërsa procesi ecën, shumë gabime bëjnë që të krijohet një hendek i thellë mes nxënësve dhe të rriturve, ndërsa shumë miqësi familjare shkatërrohen. "Nëntëmbëdhjetë minuta" shtron pyetjen se ç'do të thotë për shoqërinë të jesh i ndryshëm, kush e ka të drejtën për të gjykuar tjetrin dhe nëse çdokush është po ai që duket.

"Nëntëmbëdhjetë minuta" mund të duket si ata romanet stereotipe me të mirin përballë të keqit, prindin përballë fëmijës, mësuesin përballë nxënësit. Por dhuntia e Picoult është të na japë hollësitë e padukshme të kësaj dinamike dhe pasojat e tyre në rrafshin moral.

E cilësuar nga kritika si një temë e nxehtë, na shpaloset historia e një nxënësi adoleshent i cili, një ditë, shkon në shkollë i armatosur dhe vret 10 njerëz. Episodet, të cilat nisin me hyrjen e detektivit Patrik në skenën e krimit, e kthejnë lexuesin prapa duke na treguar se si incidente të ndryshme e kishin bërë Piterin të mbyllej në botën e lojërave kompjuterike.

Aleksa, gjykatësja e çështjes, përpiqet të ruajë objektivitetin, ndërsa përpiqet të kuptojë të bijën Xhosin, një nga nxënëset e mbijetuara nga masakra. Autorja Picoult në përshkrimet e hollësishme e të veçanta ia ka dalë të fitojë zemrat e lexuesve, duke i bërë ata të ndjejnë keqardhje sa për viktimat e masakrës, aq edhe për autorin.

Ato 19 minuta, Picoult i analizon nga këndvështrime të ndryshme, përfshi atë të sulmuesit, familjarëve, mësuesve, gjykatësve, bashkësisë ku jetonin, duke u zhytur pa asnjë ngurrim në dilemën morale që ka përjetuar shpeshherë shoqëria amerikane. Kritika vendase e ka cilësuar romanin "Nëntëmbëdhjetë minuta" si majën e autores Picoult sepse bashkon ndjeshmërinë e lartë, thellësinë e karaktereve dhe ndërlikueshmërinë morale.

Marrëdhëniet prind-fëmijë zënë vend qendror në këtë roman, dhe pikërisht për arsyen se bëhet fjalë për marrëdhënie në moshën e adoleshencës, që është edhe më e paqëndrueshmja nga ana emotive. Veç kësaj, tregohet me hollësi edhe gjendja në shkollë, marrëdhëniet mes nxënësve, ku zbulohen gjëra që, për prindërit, janë lajme të reja e të padëgjuara, po për bashkësinë e nxënësve përbëjnë një botë ku jetojnë çdo ditë.

Dhe mes kësaj bote, Piteri zhytet në lojën e tij video ku mund ata që ia nxijnë jetën në shkollë dhe, një ditë të bukur, vendosa ta kthejë në realitet këtë videolojë. Picoult është autore e 20 romaneve të tjerë mjaft popullorë por "Nëntëmbëdhjetë minuta" nuk krahasohet me asnjë prej tyre. Nëse mëshira është një gjë që mund të mësohet, atëherë Picoult është një nga mësueset më të mira të saj.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët620
ISBN9789928000774
Sh. Bot.Bota Shqiptare
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 16 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDajena Baça
RomanMister&Thriller