Vrasje e dyfishtë Shiko më të madhe

Vrasje e dyfishte

Linda Fejzaj BUE007

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Të thuash të vërtetat gjatë ditëve të sotme, nuk mjafton. Por sa larg arrin rrëfimtarja e romanit, e cila vendos në përballje në dashuri mes dy familjeve në gjakmarrje. Një ngjarje e rrallë ku dashuria dhe rregullat e traditës përplasen me forcë në kërkim të një zgjidhje...

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928032690

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një autore që i sheh librat si filma

 

Vjen një ditë që ti, pasi ke shpresuar shumë, e sheh që bie në gjurmët e një autoreje interesante, që i sheh dhe shtjellon gjërat ndryshe nga të tjerët, që rrok temën e madhe dhe nuk u bishtnon problemeve që dalin në rrugë.

Duhet të jetë ky titull që po botojmë i katërti libër dhe, njëherazi i pari i kësaj mënyre të shkruari, por është i njëjti stil, që e këput frazën, ndonëse ideja gjen një terren tjetër për dhënien e atmosferës.

Nuk është aspak e çuditshme, që të rrokësh temën e madhe, duhet të mos shmangësh problematikën, të jesh koherent me shqetësimet e kombit dhe të zhvillimeve të tij sociale, të mbash qëndrimin e duhur në favor të idesë që e dëshiron të marrë rrugën e duhur e të drejtë.

Nuk është se pikërisht në këtë kohë të trazuar do të gjejë rrugëzgjidhje gjakmarrja, kjo dukuri e shëmtuar e shoqërisë sonë dhe me një shtrirje më të gjerë se hapësira e ngushtë e një vendi të vetëm. Nuk ka për të qenë e habitshme që edhe qëndrimi pozitiv i policisë së shtetit 1ton një portretizim që na duket se “ashtu duhet të jetë”, ndërkohë që çështja e prostitucionit vjen vërtet si një shëmti e tmerrshme e shoqërisë në ditët tona, me ulje-ngritje që shterojnë mundësi të vjetra dhe hedhin në veprim të rejat. Ky është veç të tjerash edhe guxim i autores, një aspekt që ndërthur edhe shqetësime të mëdha aktuale.

Autorja nuk ka si të dojë që t’i çojë si turmë personazhet e saj drejt zgjidhjes. Kjo lë vend për diskutim dhe, sidoqoftë, autorja vjen drejt pikës kritike kur jepet edhe rënia e pjesshme e perandorisë së krimit... Në romanin “Vrasje e dyfishtë”, me një nënkuptim të qartë, pasi plumbi i së majtës së kriminelit, godet mbi të vëllanë dhe këtu bie sipari, ulet gjithçka dhe asgjë nuk ngelet e dyshimtë. Është mbyllur një periudhë e tmerrshme vuajtjesh morale dhe fizike dhe në drejtimin e ri vetë lexuesi i ndan rrugët sipas pëlqyeshmërisë së personazhit.

Sigurisht në qendër është dashuria e një burri në fund të dyzetave, artist, një pianist që përpiqet të bëjë emër dhe përpëlitet në krahët e dashurisë, të cilën e gjen ashtu sipas shijes së vet. Dihet që dashuria s’ka as sy dhe as dëgjon ç’bëhet rreth e rrotull. Nuk “ha pykë” për argumentet që dalin në plan të parë, nuk bie ndesh me arsyetime të kuptueshme. Kjo “as sheh e as dëgjon” e bën dashurinë ashtu siç është në të vërtetë dhe gjithnjë ecën në rrugën që ka nisur, pavarësisht se ka pengesa e sfrate të padëshirueshëm.

Linda Hoxha Fejzaj në këtë shtrat origjinal të dashurisë së Dritanit me Leidën vendos një gjetje krejt origjinale, vetveten, hijen e saj që është oponenti i vetëm dhe i sigurt, që e «bën të sajën», domethënë ia shtie në vesh atë që duhet, shqetësimin, vetëdijen, pa anashkaluar kritikën, madje ironinë dhe sarkazmin. Ajo bëhet alterego që e pengon libidon e shfrenuar dhe e përmban rrëmbimin e nënshtrimin. Ka një shtendosje egoiste ashtu siç ka edhe një përsiatje të hollë dhe që i bind të dy të dashuruarit se po ecin në rrugën e tyre. Si notat e një melodie të njohur, ashtu të duken të dy në romancën e tyre, pas një vetëpërmbajtje të gjatë e të nxitur nga motive që kanë qenë dominuese në jetën e saj.

Nuk është i pranishëm asnjë rast që të veçojë aftësitë e dikujt e të hedh dritë në qëndrimet e një tjetri. Autores i pëlqen të thotë se gjërat që rezultojnë të kundërta kanë tërheqje enigmatike dhe të mbrothët si lëndë letrare. Por kjo nuk është prokurë për engjëjt. Natyrisht që nuk mund të shkruante për ta dhe pothuaj nuk engjëllizon kurrgjë në jetën e personazheve. Nuk përdoret misteri as edhe shenjtërimi, personazhet vizatohen fizikisht, nuk përdor përshkrime të gjata, u bie gjërave shkurt, nuk përdor bojë dhe as ngjyra të veçanta, hedh detaje që spikatin kaq shumë. Sepse ekzistenca fizike është mjaft e rëndësishme dhe kjo del natyrshëm vizatimi i gjithë shoqërisë, duke ndalur në detaje krejtësisht origjinale dhe që përshkruhen me imtësi, për të hedhur dritë rreth karaktereve. Le të mos duken shumë në subjektin e librit, le të ecin ose të rrjedhin rrëmbyeshëm, ndoshta edhe kur qëndrojnë të heshtur dhe duken të qetë. Nuk merret me gjëra të panevojshme. Libri nuk ka asnjë pikë ujë të tepërt. Gjithçka vjen rrotull strumbullarittë subjektit dhe në linja të përmbajtura.

Autores Linda Hoxha Fejzaj i pëlqen deti, hyn në pika «strategjike» të vendit të krimit, aty ku do të jetë edhe skena ku mund të luhet 1nalja. Sheshi i veprimit kurdoherë është i ngushtë, duke shkëmbyer gjithçka në distanca krejt njerëzore dhe që të bëjnë përshtypje. I shohim në rrugë, në shtëpi, në përplasje të forta krimi, në tentativa të dyshimta, në mendime të tërthorta po edhe drejtvizore. Ç’ndodh me ta, me gjakmarrjen, me malet dhe ajrin e tyre, me dhomën e hotelit, me paralelet e përshkruara ngrohtë kur historia ndërton atë që do të përplaset me të sotmen. Gjithsecili prej nesh uron me zemër që policia vërtet të bënte më të mirën për mbrojtjen e njeriut që ka kaluar një fat të zi, duke hedhur spirancën e shpëtimit aty ku duhet. Policisë i mjaftojnë vetëm dy-tri fjalë. Sepse ky nuk është një roman policesk. Nuk e shajnë më ata që s’e duan. Dhe kjo natyrshëm tingëllon si mjaft pozitive. Nuk përmendet asgjë nëpër kafet e rrethinës. Harresa sociale bëhet vetvetiu ngjarje. Kështu vjen dhe njëfarësoj kjo justi1kohet. Harresa sociale është kolektive: ne harrojmë kush jemi, çfarë bëjmë, si sillemi dhe ku drejtohemi, si ecim, si i jemi përveshur punës, si rrojmë e ku jemi degdisur në zakonet e jetës sonë të përditshme, sa brutalë jemi me gratë, sa të dhunshëm me njëri-tjetrin dhe me fëmijët, ç’kërkesa kemi dhe ç’zgjidhje u japim gjërave që janë më tepër se jeta jonë... Sepse Linda e sheh që mundi shpesh të shkon kot, se fama të pengon, se disa herë me ty duan të hakmerren. Përse e duan këtë gjë dhe përse bëjnë, këto, pastaj janë probleme socialpsikologjike dhe nuk i takojnë botës letrare. E rëndësishme është që personazhi kalon në këto labirinte dhe portreti i tij herë pëlqehet e herë të tjera jo. E shohim shpesh në siklet autoren, Lindën, që kërkon të jetë përveçse modele në jetë edhe modele e fjalës: gjen një rrënjë dhe krijon kompozita, fjalë të reja, i përdor edhe si kumte që duan të ngrohin situatat, të përqeshin dhe të krijojnë përmbajtjen e një geni interesant, ai një çelës për të hapur dyer të tjera fjalësh, po edhe si hakmarrje që kap horizonte të largëta. Autorja nuk urren kur shkruan. Asaj i burojnë situatat vetvetiu dhe në mënyrë të shtruar, duke ecur si në një lumë fushor, pa tronditje dhe me zemërim të qetë. Ndërsa ata që e njohin shkrimtaren tonë nuk duan ta besojnë se po ecet në rrugë të panjohura, të pa shtruara më parë, të dezinfektuara në mënyrë që të anashkalojë vështirësi që janë për t’u eliminuar. Në këtë rast i vjen në ndihmë një lloj harrese e trishtueshme që në fund të fundit të çon në përfundimin se harresa është thjesht mrekulli e jetës.

Pa përfytyrojeni harresën si diçka mjaft konkrete! Çfarë magazinash do të duheshin për t’i ruajtur, për t’i seleksionuar dhe për t’i pasur si ushtri të nevojshme në një rast të thukët...Kush është libri i shkruar prej Linda Hoxha Fejzaj? Nuk duhet duartrokitur aq fort ende, sepse problemet e një vepre letrare janë të shumta. Por ne mbetemi në disa shina ose linja kryesore. A lexohet rrjedhshëm libri? Si operojnë personazhet? A ka gjëra të stisura (jo të shpifura!), a të mban frymën fjala e bukur, a të motivon ideja e hedhur në tekst, a të mbush me krenari (ose të trishton, - se edhe mallëngjimi është një pjesë e fuqishme e jetës!), a të ngre peshë, apo të zhyt në batak... Janë vlera të fuqishme këto. Përndryshe libri nuk ka pse lexohet. Ne, në të gjitha këto drejtime e shohim këtë libër të Lindës si një përpjekje në mënyrë që shkrimtarja të zërë pozicionin e duhur, të qëndrojë fort aty dhe më pas duke shtrënguar dhëmbët të hidhet në sulm...Shkrimtarja nuk është se merret me hijet. Ajo thjesht gjen një simbol, dallon veçan e me dëshirë të madhe atë që ka projektuar.

Romani i saj nuk mbahet thjesht nga ngjarja, as nga vendosja shpinë më shpinë të të kundërtave që spikatin fort, por kryesisht ajo operon me mjete që duan zhbiruar dhe i pëlqen që të na i shpalosë ato pjesë-pjesë, me një indiferentizëm të nxjerrë jo kot në plan të parë, por me intensitet që të mban fort dhe të lidhur, saqë ti kërkon ta «heqësh qafe» këtë libër. Ja, kjo është e tëra.

E gjej me vend të them se paralelet historike me ato të së sotmes hiqen me vërtetësi dhe në mënyrë të përmbajtur. Aq sa duket sikur ngre zili dhe egoizëm të patakt. Por jo, nuk është kështu. Dukja të largon nga helmi. A do t’i pëlqente fjala vjen Lindës ta ngrinte paksa kokën mbi të tjerët? Edhe po ta bënte këtë them se s’do ta gjente gjë: sepse tek ne nuk ka kritikë letrare, ashtu si ekonomia ecën kuturu ngaqë nuk ka bursë. I bëjmë gjërat siç i themi, siç na pëlqejnë ne të jenë. Mirëpo edhe në këtë rast gjërat, qofshin edhe letrare, kanë një metër të jashtëm që i mat, pa u ngutur të merremi me probleme të mëdha. A na pëlqen gjuha me të cilën është shkruar libri? A kemi të bëjmë me një gjuhë korrekte,apo me një gjuhë të 1gurshme? A procedojnë mirë personazhet me botën e tyre, memendimet që zotërojnë, pra a bëhen të besueshëm? Po ngjarjet e përshkruara a rrjedhin bukur e pa ngecje? A është paraqitur lirshëm e pa ngërç? A vizatohen me ngut apo ngadalë personazhet? Po subjekti a ecën? Nëse ty si lexues kjo të jep kënaqësi, atëherë libri ka të drejtë të buzëqeshë, aq më tepër autori apo autorja. Po të ngresh kokën mbi të tjerët të quajnë mendjemadh!

Edhe kur kemi të bëjmë me fjalën. Dhe e gjithë puna është që libri të lexohet dhe aty pastaj merret vesh se si është paraqitur dhe si ngrihet mbi veten... sepse kështu mund të bëhesh edhe i padurueshëm. Romani i kushtohet ditëve tona, ditë kur ka ardhur liria, tani mund të shprehemi hapur e lirshëm, të themi, për shembull, mendimin tonë rreth ngjarjeve e

dukurive, situatave dhe vështirësive. Po a mjafton kaq? Kurrë jo. Sepse shkrimtarit i intereson ta thotë me art botën e brendshme të personazhit të tij, më tepër se sa të thotë në mënyrë banale «vajti atje dhe erdhi këtu!» Lëvizje që duken kontraverse në gjinitë e prozës, ndonëse ndeshen në jetën e përditshme dhe në mënyrë madje, ekstravagante. Pra, ekziston si një absurd që përgjithësisht vepron, ecën, por nuk përparon, nuk zhvillohet, nuk jeton mirë dhe nuk ka aspirata. Kështu një pjesë e personazheve i binden zërit të vet egoist e pa pikën e imagjinatës, pa gjykim të vërtetë dhe që nuk premton për arritje, ndaj në këtë drejtim gjen më shumë përngjasime pa dashje me shtampa të letërsisë së huaj, me lexime 1lloriste dhe dukje kokëshkreta e shterpe. Kushdo mund të sillet si ta ketë qej1n, kjo është punë dhe nge e tij, veçse pak ka të bëjë me letërsinë, s’ka merita letrare, s’pranon kritikë letrare. Po mirë mund të thotë dikush, pse thuhen të gjitha këto? Ç’lidhje kanë me Lindën? Tjetër aromë sjell ajo në romanin e saj: e përmbajtur, e kursyer, e gjallë, e ndriçuar dhe e kthjellët. Nuk thotë asnjëherë që ka marrë përsipër punë të mëdha, nuk thotë se do bëjë hatara, nuhat në ajër dhe çliron energji. Kjo është domethënie e rëndësishme dhe që i vjen në ndihmë vetë shkrimtarit. Ai i mbetet besnik linjës së tij dhe asgjë nuk sheh me sytë e të tjerëve. Ejani te kjo lloj zeje, duket sikur i fton të tjerët Linda, do të shijojmë së bashku këtë lloj jete që bëjnë personazhet e mi: një emigrante e përmallur dhe dikur e prostituuar, një pianist që është vëllai i një krimineli (genin edhe ai të tillë e ka – një ujk i mirë!), një vëlla i dashuruar me motrën, dy prindër malësorë dhe në botën midis maleve e qytetërimit, gjakmarrjes dhe zhvillimit, masa tjetër aty-këtu që plotëson dhe mbetet në hije... Po s’ka muzë, s’ka bajlozë, s’ka ashpërsi të shkallës së parë, s’ka heronj që shembin malet dhe hapin dyert e pamundura të shpresës, por nga ana tjetër ka një realitet të zymtë që hidhet si spruco nëpër panoramën e subjektit dhe të jetës së personazheve. Sepse kështu i pëlqen. Sprovë. Të nesërmen e «shfaqjes» le të ketë diskutime, kritika, ide të tjera. S’prish punë, unë, thotë shkrimtarja me guxim, e kam thënë fjalën time. Ç’ka ndodhur? Asgjë e veçantë. Ka ardhur një libër i ri: «Vrasje e dy1shtë». Tani, të dashurit e mi, unë e thashë fjalën time (mund ta kem thënë keq?), guxova, tani mos fërkoni duart, por jepni mendimin tuaj. E mirëpres. Sa të vë pikën e fundit, kështu thotë dhe të lë në ishullin ku bie gongu. Mendoji si të duash zgjidhjet, përfytyroji po të duash rrugët që ndjekin. Është e drejta jote dhe unë, duket sikur shton shkrimtarja, nuk jam këtu për të gjetur atë që mendoni ju më tej për zhvillimin e subjektit. Ruani fort atë që është thënë, si është thënë dhe jo si mund të thuhet! A ka art? A ka jetë nga ajo që bëjmë përditë? Po. Kaq mjafton...

Një pasthënie nga Xhevair Lleshi

Të dhëna

Faqe256
ISBN9789928032690
Titulli origjinalUEGEN
RedaktoriEris Rusi
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë