Nuk duhet të fle Shiko më të madhe

Nuk duhet te fle

S. J. Watson PE0069

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Rrëfimi emocionues i frikës për t'u ngritur nga shtrati i monotonisë dhe për të përjetuar ëndrrat e një kohe të harruar.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN 9789928162595

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Informacion i përgjithshëm rreth librit

I botuar në mbi 30 vende të botës, "Nuk duhet të fle" është duke u kthyer në një film të rëndësishëm, i prodhuar nga Ridley Scott, me Nicole Kidman dhe Colin Firth.

The Independent ka shkruar se kritika e ka mbështetur "Nuk duhet të fle" si një përzierje e arritur midis popullores dhe letrares. Me këto fjalë mund të përmbledhim konkluzionin e pothuajse të gjithë atyre që kanë shkruar e folur për këtë libër: ky është një thriller letrar dhe stili i autorit është i admirueshëm.

 

Pasi i ka mbijetuar një aksidenti, Kristina është e sëmurë me një formë amnezie për shkak së të cilës ajo mund të mbajë mend vetëm çfarë i ndodh në 24 orët e fundit. Çdo mëngjes ajo zgjohet në padije mbi rrethanat e jetës së saj dhe i duhet të mësojë gjithçka nga e para: kush është burri që i fle pranë, ku jetojnë, kanë apo jo fëmijë. Romani merr formën e një ditari që Kristina e mban edhe falë inkurajimit dhe ndihmës së doktor Nashit, i cili,fshehurazi të shoqit të Kristinës, ka filluar të interesohet për sëmundjen e saj. Ditari e ndihmon Kristinën të zbulojë gjëra që ajo ka harruar, si p.sh., që dikur ka shkruar një roman. I shoqi ia ka fshehur këtë. Pse? Çfarë tjetër fsheh ai? Vallë ia ka fshehur ai këtë thjesht që ajo të mos mërzitet apo ka arsye të tjera, më të thella? E pse duhet t'i besojë ajo doktor Nashit në vend që t'i besojë bashkëshortit?

Thanë për librin

"Nuk duhet të fle" është një roman debutues i këndshëm dhe mahnitës. Njësoj si të ngjashmit e tij që e kanë paraprirë, ka edhe një alegori morale ngjitëse: mos i harroni të dashurit tuaj. Përndryshe..."

The Independent

"Pasi e lexova librin një herë, ndjeva që duhet ta lexoja përsëri, për të ndier kënaqësinë e vërejtjes së gjurmëve të vogla që kisha humbur ose që i kisha keqinterpretuar herën e parë. Ka ca libra që janë aq të mirë sa të kujtojnë kënaqësinë e pambarimta që shkrimtarët e aftë mund të na japin, nëse kemi dëshirë t'i lexojmë vërtet. Nëse mund të duroni mornicat. "Nuk duhet të fle" është një vepër e përkryer verore."

Los Angeles Times

"Shkrimi i përkyer i Watson – it e shtyn historinë në maja aq frenetike, sa lexuesit do të ndihen të prekur shumë kohë pasi ta kenë mbyllur kopertinën e këtij libri të mrekullueshëm."

Kirkus Reviews

"Struktura e librit është kaq habitëse saqë gati – gati shpërqendrohesh nga cilësia e të shkruarit. Pa dyshim, ky është një thriller shumë letrar..."

The Guardian

 

Të dhëna

Faqe342
ISBN 9789928162595
Titulli origjinalPEGI
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArtan Miraka