Në gjurmët e një përralle Shiko më të madhe

Ne gjurmet e nje perralle

Jan-Philipp Sendker PE0006

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një histori prekëse dhe frymëzuese e vendosur në Birmani, e cila zbulon një dashuri të mbushur me vështirësi dhe pasion, që do t’ju rikthejë besimin te fuqia e dashurisë për të lëvizur malet. Ky libër vjen për të gjithë ata që nuk reshtin së ëndërruari dashuritë përrallore dhe shohin te dashuria kuptimin më të bukur të jetës

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN978 9928 200 58 7

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Informacion i përgjithshëm rreth librit

 

Një avokate e re, e bija e një bukurosheje amerikane dhe një avokati të famshëm, rreket të bjerë në gjurmët e babait të saj me origjinë birmane, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë katër vjet më parë. Ajo ka lexuar një letër dashurie të të atit, drejtuar një gruaje të panjohur dhe tani është në kërkim të shpjegimeve të duhura. Ndërkohë që kërkonte shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur përtej asaj që mund të përfytyronte, me një durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur.

Autori ka krijuar me shumë mjeshtëri një sërë personazhesh që nuk gjykojnë e nuk kushtëzohen nga drobitja e pashmangshme e kohës dhe e jetës. Personazhe të aftë të përballen, në mënyrë pothuajse lozonjare, me të dukshmen e të padukshmen, me shëndetin e sëmundjen dhe me çka etikohet përgjithësisht si e mirë apo e keqe. Ky rrëfim nuk është vetëm për lidhjet e pacënueshme të dashurisë, por edhe për dhuntinë e jashtëzakonshme për ta pranuar e dashur tjetrin pa kushte e pa kohë.

 

Kritika

Një rrëfim epik për të cilin do t’ju nevojiten... plot shami.

    Publishers Weekly

 

Ky libër ka përzierjen e duhur të romancës, magjisë, dhimbjeve dhe frymëzimit, prandaj do të jetë i parapëlqyeri i shumë njerëzve... Ky autor i shkëlqyer, Jan - Philipp Sendker, na ka dhuruar një rrëfim jashtëzakonisht prekës. Do t’ju hyjë në zemër dhe do të doni t’ua tregoni të gjithëve.

     Romance Book Reviews

 

Magjik... Histori të tilla si “Në gjurmët e një përralle” na tregojnë thelbin e vërtetë të vetë ekzistencës sonë... Ç’dhunti e rrallë!

                                                                             Huffington Post

 

“Në gjurmët e një përralle” është një histori dashurie e vendosur në Birmani... e mbushur me spiritualitetin lindor dhe romancën përrallore... të gjithë fansat e Nicholas Sparks dhe / ose Elizabeth Gilbert do ta mbarojnë me një frymë këtë libër."

                                                                             Kirkus Reviews

 

Një histori prekëse dashurie që përfshin një distancë të madhe në hapësirë dhe në kohë.

                                                                             Castle Rock Magazine

 

Një histori dashurie e trishtë dhe frymëzuese e vendosur në Birmani.

                                                                             Serendipitous Readings

                             

Të dhëna

Faqe217
ISBN978 9928 200 58 7
Titulli origjinalPegi
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
PërkthyesiAfrim Koçi