I ri Ati Shiko më të madhe

Ati

Ardian - Christian Kyçyku BPO0023

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani "Ati", me autor Ardian Kyçykun është një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë që i shoqëroi.

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
Fletët167
ISBN9789928230065

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani “Ati” rimerr nga një këndvështrim tjetër temën e gjak/hakmarrjes. Çdo marrëdhënie mes brezave ka brenda të paktën një etje për hakmarrje. Përtej çdo loje fjalësh, mund të flitet për një gjakdhënie që zgjon hakmarrjen dhe për një hakdhënie që, çuditërisht, ndjell, ose sjell gjakrrjedhje.

Secili brez e ndjen veten të përligjur të hakmerret ndaj brezit paraardhës, gjoja në emër të brezit pasardhës, dhe kësisoj dëmton tre breza. Kjo edhe ngaqë ende jetojmë brenda një historie, ku të ashtuquajturat “ide shpëtimtare” helmojnë gati çdo lidhje gjaku, por edhe anasjelltas: kriteri biologjik i përzgjedhjes, sidomos në fushën e dhuntive, u ndryshon kahun ideve të mira”.

FRAGMENT NGA LIBRI

...Mbushte plot gjashtëdhjetë pranvera. E shoqja, Irma, dhe i biri, Adriatiku, duhej të kishin kursyer qimet e kokës për t'i blerë një tortë të vogël dhe gjashtëdhjetë qirinj. Ose kishin marrë hua gjëkundi. Më mirë të kishin paguar dritat. Qirinjtë flakëronin. Kaherë shtëpia nuk pat qenë aq e ndritshme. Si për të dëshmuar se tepria e ndriçimit u bënte keq, Ati u përkul mbi të gjashtëdhjetë qirinjtë dhe u fryu. Me të njëjtin mllef do t'u kish fryrë edhe viteve të vet....

...pas Luftës së Dytë Botërore, Urdhri kish ndryshuar. Lidhjet mes anëtarëve nuk ishin mbajtur më drejtpërdrejt, ose përmes lajmësve, po përmes letrave. Urdhri nuk i ndruhej hapjes së mundshme të letrave nga ana e shërbimeve të fshehta, sepse kumtet ishin "të përkthyer", domethënë të fshehur. Vetëm anëtari që merrte letrën, pak para se ta digjte, ishte i aftë të zbërthente kumtin përkatës...

....Meri kishte rënë në dashuri me Atin. E nuk do ta kish marrë vesh njeri atë zjarr shfarosës që iu turr nga brenda banakieres bukuroshe, të mprehtë e gjuhëtrashë, po të mos kish vendosur të mos ia linte më as pronarit, as të shoqit...Tani ishte e dashuruar, nuk kish gjumë, shihte ëndrra të thekura me Atin dhe thurte plane t'i hapej, t'i falte në vetmi qoftë edhe një shkëndijë nga ai zjarr qiellor që e kish bërë tjetër njeri...

... e i pat ndodhur edhe t'i bekonte gjakësit, se falë rishfaqjes së tyre jeta e Atit kish ndryshuar me rrënjë, sikur i qenë hapur sytë, pat zbuluar se mjerimi ishte pothuajse i njëjtë tek të gjithë njerëzit, vetëm shprehja e tij ndryshonte nga vdekatari në vdekatar...

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët167
ISBN9789928230065
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik