I ri Shqyptari - Frati - Shqypnija Shiko më të madhe

Shqyptari - Frati - Shqypnija

At Gjon Shllaku FRA0101

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër autori At Gjon Shllaku rrëfen për rolin e klerit katolik për kulturën dhe historinë e Shqipërisë dhe përpjekjet e tij për garantimin e sovranitetit. Ai është një nga martirët e Kishës Katolike, I pushkatuar nga regjimi komunist

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Franceskane
ISBN9789995697716

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Át Gjon Shllaku nuk asht i panjohun për publikun shqiptar. Njihet për veprimtarinë në Hyllin e Dritës dhe në Shtypshkrojën Françeskane, ku qe drejtor për disa vjet. E sidomos, për mprehtësinë me të cilën trajtoi shumë çeshtje kulturore, tue spikatë posaçërisht në publicistikë, filozofi dhe histori.

Nga nji shkrim i Hyllit të Dritës mësojmë se kishte dërgue për shtyp “Historinë e filozofisë”, vepër tejet e randësishme për jetën kulturore të shqiptarëve e cila, në rrethanat e persekutimit komunist, nuk dihet ku mund të ketë përfundue. Fat, që e pësuen edhe shumë shkrime të tjera. Urojmë që ndonji ditë të gjindet e të botohet.

Çka spikat ma shumë në gjithë veprën e Át Gjon Shllakut, asht gjuha e pasun, fjala e zgjedhun, mprehtësia intelektuale, dashunia për të bukurën, për Absolutin. Natyrisht në shkrimet e tij vendi kryesor i takon trajtimit të hollësishëm të problemeve sociale, politike dhe kulturore, që shtroheshin për zgjidhje në Shqipninë e kohës. Formimi dhe edukimi kulturor e intelektual qenë shqetësimi kryesor në shkrimet e të Lumit.

Në këtë vepër të parë të Át Gjonit përmblodhëm artikujt e botuem tek Hylli i Dritës, tue përfshi edhe studimin historik “Katholicizmi në Shqipní e anmiqt e tij para gjykatores së historís”. Ky shkrim i pergjegjej nji libri të Nikollë Ivanajt, me jehonë të madhe në gazetat e kohës. Përmes nji dokumentimi tejet të pasun, Át Gjon Shllaku i kallxon N. Ivanajt dhe mbarë botës shqiptare se Kleri katolik dhe bashkëpuntorët tij, me në krye Luigj Gurakuqin, vepruen kurdoherë për ruejtjen e sovranitetit të vendit tonë. Kleri në përgjithësi dhe Françeskanët në veçanti, punuen dhe vepruen si bij të Atdheut, dhe jo si rrogëtarë. Rrogëtari punon për interesa personale, shkon aty, ku paguhet ma mirë, ndërsa biri punon me mish e me shpirt për të mirën e Atmes së vet.

Në kontributin e tij kulturor u shque në veprimtarinë për mbrojtjen e interesave kombëtare, për edukimin e rinisë, për çeshtjet sociale dhe për paralajmërimin e rrezikut të komunizmit, gjithnji shumë i damshëm për individin, familjen dhe shoqninë. Kur e arrestuen, në Itali, ndër sendet e tij personale, i gjetën edhe “Kapitalin” e Marksit. Jo rastësisht, në vitin 1938, sa qe drejtor i “Hyllit të Dritës” botoi shkrimin “Shka asht komunizmi”, në të cilin analizoi doktrinën komuniste dhe njiherit vuni në dukje të metat e saj. Ky studim i mirëfilltë rreth marksizmit mbetë gjithnji aktual. Shi në ketë shkrim, Át Gjon Shllaku pohon se komunizmi u nis si shkencë, por përfundoi si diktaturë, nën drejtimin fanatik të njerëzve të etun për pushtet që, për ta shue këtë etje, nuk ngurruen të flijojnë me miljona njerëz të pafajshëm. Shumë i vlefshëm, ky shkrim, për historinë e filozofisë.

Át Gjoni qe edhe drejtor i Shtypshkrojës së famshme françeskane, ku botoi shkrime të çmueshme të kulturës shqiptare. Ndër të tjera, vepra të Fishtës, i cili, si satirik i pashoq që ishte, shpesh krijonte situata nga ma gazmoret. Kallëxonte Át Aleks Baqli sesi nji herë, mbasi shkoi në shtypshkrojë për me dorëzue nji variant të Gomarit të Babatasit e nuk e gjeti aty drejtorin, i la mbas dere nji letër, ku shkruente: “ta kam lidhë gomarin për dere”.

Veprën e radhitëm kështu: historija flet kështu dhe publicistikë. Në përmbledhjen publicistike përfshimë artikujt kushtue ekonomisë politike, çeshtjeve shoqnore dhe filozofike. Nuk mungon artikulli polemik rreth alfabetit të Manastrit e as recensioni për fjalorin e Kolë Kamsit. Ndonëse Át Gjon Shllaku nuk qe gjuhëtar, këto shkrime flasin vetë për aftësitë e tij edhe në këtë fushë.

Jeta e Át Gjon Shllakut përfundon me martirizim. Qe vu me kohë në shënjester prej komunistave, të cilët memzi pritshin ditën për ta arrestue e për ta pushkatue.

E pushkatuen me datën 4 mars, ende pa zbardhë drita. Dha jetën si martir i fesë.

Kushdo që do të lexojë mendimet rreth organizimit shoqnor, shkrimet filozofike, hulumtimet historike të të lumit Át Gjon Shllaku, do të vërejë menjëherë se në to spikasin tri fjalë: “Shqiptari - Frati - Shqipnia”. Dhe historia e Shqipnisë asht dishmitare e këtij trinomi të pandashëm, unjisue për idealet kulturore, shpirtnore dhe atdhetare.

Deri më sot nuk kemi pasë nji vepër të plotë, që përmbledh shkrimet e Át Gjon Shllakut. Me botimin, për herë të parë të veprës së tij, urojmë që kontributi i dijetarit françeskan të përhapet dhe të njihet në të katër anët e Shqipnisë, mbasi i lumi Át Gjon Shllaku na mëson se idealet shpirtnore dhe atdhetare janë shumë të çmueshme, të njinjishme me jetën e atij, që i jeton. Na kujtojnë gjithnji se Atdheu ndërtohet mbi themelet e botës shpirtnore, siç pohon Frati ynë:

“Veç nji kulturë shpirtnore e hapët âsht e zoja të lindë nji atdhedashtní, me të cillen të çmohen, të ruehen e të lavrohen karakteristikat e ndiesít kombtare, e mund të shtŷj me bâ flije ta panumërta per të miren e atdheut” . E sidomos (na mëson) të mos bijm në kurthën “ku aventurierat e të çmendunt i bijn lodrës e na duertrokisim marrít e tyne...” .

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe288
ISBN9789995697716
RedaktoriAt Vitor Demaj, At Mirash Marinaj
Viti i Botimit2018
VendodhjaShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveribotim identik