I ri Mbresa parisiane Shiko më të madhe

Mbresa parisiane

Luan Rama LUR0036

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Është një guidë kulturore e historike, një shëtitje e këndshme, një gosti e bollshme të marra së bashku, servirur me përkushtim e finesë, ashtu siç di vetëm Luan Rama. Ky libër i vyer e i denjë për çdo bibliotekë, i bashkëngjitet "Përballë tablosë" dhe "Parisi letrar" të këtij autori, duke formuar kështu një trilogji të përkorë, në gjuhën tonë të bukur.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928236487

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga M. Shehu – Xhelaga

Kur ndërmora të lexoj dorëshkrimin "Mbresa parisiane" u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro – artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar "Mbresa parisiane".

Është një histori dashurie, një ftesë, një grishje, e cila përmes detajesh marramendëse, forcës, thellësisë e saktësisë së fjalës, përcjell disa nga faktet më të rëndësishme artistike, letrare e kulturore të kohës, copëza të artit e kulturës që gjallon e rreh në zemrën e këtij qyteti.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe340
ISBN9789928236487
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë