Një ditë në natën pa fund (Dafina të thara) Shiko më të madhe

Një ditë në natën pa fund (Dafina të thara)

Kasem Trebeshina BZ0054

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër vijnë kujtime dhe reflektike përmasash deri dhe filozofike të Kasem Trebeshinës, disidenti shqiptar, të cilat sjellin kohën dhe hapësirën e pafundme kuministe dhe besimin se do të vijë së shpejti dita e lirisë. Ky libër vlerësohet si një dëshmi e shkruar që ka lënë autori para se të ndahej nga jeta

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Buzuku
Fletët420

1 100 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kjo është historia e jetës sime. Vazhdimin e saj do ta gjeni në shkrimet e mia, se, që nga viti 1955, e lashë pikturën mënjanë dhe u mora tërësisht me letërsi...

Tashti, si çdo njeri tjetër në Shqipëri, edhe unë jam i dënuar me burgim të përjetshëm. Që me rrezen e parë të agimit dhe gjer në muzg të gjithë jemi të detyruar të shohim vetëm bunkerët e kotë, piramidat dhe sfinkset e Enver Hoxhës...

Dhe askush nuk mund ta parashikojë dot fundin e kësaj mbretërie të terrorizmit absolut, sepse Shqipëria është një vend i humbur, sepse shqiptarët janë një popull i humbur, pa një shtresë të vërtetë udhëheqëse, të dënuar të enden përjetësisht në një rreth të mbyllur...

Tashti, para lamtumirës, dua t’ju kujtoj se e gjithë kjo që na duket se e shikojmë është sa e madhërishme, aq edhe e tmerrshme!...

Ju mos e bëni më të padurueshme, gjer në shkatërrim!...

Dhe mos harroni!... Diktaturat nuk i kemi lënë pas!... Diktaturat më të tmerrshme, të ngarkuara edhe me shkencë, do t’i keni përpara!...

Mendohuni mirë... Për të mirën tuaj dhe të atyre që do të vijnë!...

Lamtumirë!...

Kasëm Trebeshina

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët420
V. Bot2016
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë