I ri ShortCuts Shiko më të madhe

ShortCuts

Niklas Luhmann BPO0003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Short cuts” është libri i njërit prej teoricienëve më të rëndësishëm në fushën e sociologjisë dhe nga mendimtarët më të shquar gjermanë të shekullit XX.

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
ISBN9789928230034

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant-po dhe një variant-jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.

Pra, ngushtimi në alternativën pranim ose refuzim nuk është gjë tjetër veçse autopoieza e vetë komunikimit. Ajo diferencon pozicionin prej ku do të niset komunikimi vijues, i cili ose do të marrë si bazë konsensusin e arritur, ose do të ndjekë disensusin; por ai edhe mund të përpiqet që ta fshehë problemin dhe ta anashkalojë pikën delikate në të ardhmen.

Shoqëria moderne prodhon shumë lloje të ndryshme tekstesh që kërkojnë shumë lloje të ndryshme leximesh. Në një farë kuptimi, lexuesi i mësuar me leximin e specializuar të teksteve të të njëjtit lloji paaftësohet për tekste të llojeve të tjera; dhe, meqë kemi të bëjmë me një rutinë që ndodh vetiu dhe bëhet shprehi, kësi specializimesh korrigjohen me vështirësi.

E këshillueshme është që të bëhet dallimet ndërmjet teksteve poetike, teksteve narrative dhe teksteve shkencore.

Në vijim do të bëhet fjalë kryesisht për tekstet shkencore; por tipari karakteristik mund të shfaqet më së miri, pasi është bërë e qartë se – dhe përse –këto tekste nuk mund të lexohen si poezi a romane.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe176
ISBN9789928230034
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnila Shuka