I ri 100 vrasjet me te bujshme ne historine e shtetit shqiptar (1912-2017) Shiko më të madhe

100 vrasjet me te bujshme ne historine e shtetit shqiptar (1912-2017)

Roland Qafoku NS0009

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas afro 21 vite punë kërkimore, shkencore dhe sistematike, Roland Qafoku vjen me një libër risi: Vrasje për arsye shtetërore, vrasje për pasion por dhe vrasje që kanë ndryshuar historinë, që nga vrasja e Hasan Riza Pashës në Shkodër, koloneli hollandez Ludowijk Thomson në Durrës, Çerçiz Topulli, Isa Boletini, Esad Pashë Toptani, Avni Rustemi, dy biznesmenët amerikanët në Mamurras, Luigj Gurakuqi, Ceno Bej Kryeziu, Hasan Prishtina, Daut Hoxha e deri te Qemal Stafa, Margarita Tutulani e Miladin Popoviç, Pal Mëlyshi e Bardhok Biba, Jusuf Gërvalla e Xhevdet Mustafa e deri fare te Remzi Hoxha, Bujar Kaloshi e deri fare te Azem Hajdari, Artan Santo, e te i fundit kolonel Arta Cuku.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

West Print
Fletët733

5 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

30 FAKTE PËR LIBRIN “100 VRASJET MË TË BUJSHME NË HISTORINË E SHTETEIT SHQAIPTAR, (1912-2017)”.

1. “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” është një nga librat që ka patur më shumë interes përgjatë vitit 2017 në Shqipëri.

2. Ky është libri i dytë i gazetarit Roland Qafokut pas atij “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë” i vlerësuar shumë nga kritika, studiues, historinë dhe gazetarë dhe për këtë arsye ai është botuar dy herë.

3. Libri 100 vrasjhet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar është një punë afro 21 vjeçare si gazetar dhe si studiues i gazetarit dhe studiuesit Roland Qafoku.

4. “100 vrasjet më të bujshme” është pjesë e studimeve shkencore të gazetarit Roland Qafoku, i cili është duke përgatitur edhe doktoraturën në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.

5. Libri “100 vrasjet më të bujshme” është një botim special dhe ka 733 faqe.

6. “100 vrasjet…” ka një letër speciale dhe i gjithë libri peshon 3 kilogramë.

7. Libri “100 vrasjet më të bujshme..” është i pari libër i këtij lloji në Shqipëri që sjell të gjitha vrasjet që kanë patur më shumë jehonë, bujë dhe që janë diskutuar më shumë.

8. Roland Qafoku është gazetari i parë shqiptar që boton një libër për vrasjet në historinë e shtetit shqiptar.

9. 100 vrasjet e trajtuara në libër kanë një shtrirje kohore që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri më sot, në një hark kohor 105 vjet.

10. 100 vrasjet janë ngjarje që trajtohen jo vetëm në kufijtë shtetërorë të Shqipërisë por edhe ato të ndodhur në trojet shiptare si në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Çamëri.

11. 100 vrasjet më të bujshme është një libër studimor i shkruar mbi parametra shkencorë dhe I vlerësuar nga studiues shkencorë.

12. Libri mbështet në pesë shtylla: Dokumentet arkivorë, referenca e librave, ditar i vetë gazetit Roland Qafoku, intervistat e tij me protagonistë dhe pasardhës të autorëve dhe viktimave si dhe fotografitë dhe skicat.

13. Janë mbi 100 libra vendas dhe të huaj në anglisht që autori Roland Qafoku u është referuar në këtë libër.

14. Autori i librit Roland Qafoku për sigurimin e pjesës më të madhe të dokumentev është mbështetur në Arkivin Qendror të Shtetit.

15. Autori i libri është mbështetur edhe në arkivin e ministrisë së Brendshme. arkivin e ministrisë së Drejtësisë, arkivin e Institutit të Historisë dhe arkivat e institucioneve të tjera shqiptare.

16. Autori Roland Qafoku është mbështetur edhe në arkivat e huaja si të komunës së Peruggias në Itali, në arkivin e shoqatë “Vatra” në SHBA si dhe në arkivin personal.

17. Ditari i gazetarit, është një shtyllë e rëndësishme ku është mbështetur ky libër përgjatë 21 viteve të karrierës së gazetarit Roland Qafoku.

18. Redaktori shkencor i librit është studiuesi Dorian Koçi, drejtorii Muzeut Historik Kombëtar dhe doktor i shkencave historike.

19. Redaktor letrar i librit është pedagogu i gjuhës dhe letërsisë në fakultetit Histori-Filologji, doktori I shkencave Ardian Doka.

20. Parathënia e librit është shkruar nga studiuesi i njohur Artan Lame.

21. Një nga elementët më të veçantë të librit janë skicat në të cilat janë pasyqruar momentet e vrasjeve të personave që janë trajtuar në libër. Autori i tyre është piktori i njohur Gjergj Diko.

22. Art Design i librit është Rudin Janku, një nga më të talentuarit në faqosje.

23. “Libri 100 vrasjet më të bujshme…” ëhstë botuar nga shtëpia e njohur botuese “Ëest Print”.

24. Studiues të huaj kanë nisur kontaktet me autorin Qafoku për ta përkthyer dhe botuar librin në disa gjuhë të huaja.

25. Gazetari Roland Qafokuë shtë një nga gazetarët më më eksperiencë në Shqipëri dhe me nje karrierë të pasur.

26. Roland Qafoku e ka nisur karrierën e vet si gazetar I kronikës së zezë në gazetën “Koha Jonë” dhe ka drejtuar gazetën më të madhe në vend “Panorama” si dhe gazetën “Tirana Observer”.

27. Gazetari Roland Qafoku ka qenë drejtor i informacionit në televizionin “Ora Neës” dhe në televizonin “Tv Koha” .

28. Prej vitit 2009 gazetari Roland Qafoku drejton emision politik. Ai është drejtue si emisionit “Debati në Channel One”.

29. Shumë ngjarje dhe të dhëna në libër janë mbështetur edhe në raportimet që gazetari Roland Qafoku ka bërë gjatë karrierës së vet.

30. Në libër publikohen për herëe të parë detaje por edhe sende dhe objekte personale që viktimat dhe autorët mbanin gjatë momentit kur ka ndodhur krimi.

Marrë nga gazeta Telegraf

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Fletët733
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoriShqipëria