Vetullat hyjnore Shiko më të madhe

Vetullat hyjnore

Moikom Zeqo BOT0219

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Moikom Zeqo me ngulmimet e tij hulumtuese me kah të kundërt me konceptet e hipotekuara në historinë e të shkruarit ,na sjell këtë libër ,duke u rishfaqur ndryshe ,më i konsoliduar në këtë estetikë të re, ndoshta pak si kapriçioze. Tregimet ,prozat poetike,esetë,sinopset ai ka përmbledhur në dyfjalëshin Vetullat hyjnore.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi autorin Moikom Zeqo ka lindur më 3 qershor 1949, në qytetin e Durrësit. Njihet si arkeolog e si krijues letrar. Ka bërë edhe studime në këto fusha. Më 1971 është diplomuar në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë është diplomuar për histori dhe arkeologji si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C.. Ka punuar si redaktor letrar në gazetën Drita dhe arkeolog dhe specialist i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave. Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë Mjeshtër i Madh.[1] Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë. Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet më të mëdha dhe të njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Të dhëna

Faqe392
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë