I ri E veçanta e dhjetorit Shiko më të madhe

E vecanta e dhjetorit

Donal Ryan PE0232

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençur se ç’mund të mendojmë. Romani ka qenë finalist i çmimit Romani i Vitit në Irlandë! finalist i çmimit Kerry Group Irish Novel of the Year!

Më shumë detaje

504 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN978-9928-233-27-3

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani “E veçanta e dhjetorit” rrëfen një vit nga jeta e Xhonsi Kanlajfit, një djalosh i vetmuar, pa përvojë, pa miqësi apo ambicie, që jeton në po atë zonë rurale të Irlandës ku ndodhin ngjarjet e romanit “Zemra vërtitëse”, shkruar nga i njëjti autor. Megjithëse i botuar pas këtij të fundit, ngjarjet e paraqitura në romanin “E veçanta e dhjetorit” janë më të hershme: ato zhvillohen para krizës financiare të vitit 2008, që përfshiu jo vetëm Irlandën, por gjithë Europën.

Romani është i ndarë në 12 kapituj, ku në secilin prej tyre përshkruhet një muaj nga një vit jetë e Xhonsit. Teksa ekonomia e vendit është në vlim dhe makutëria kthehet në normalitet, Xhonsi përpiqet dëshpërimisht të ruajë atë çka i është familjare, e njohur dhe e ngrohtë, megjithëse ndërkohë ka humbur të gjithë ata që e kanë mbrojtur nga egërsia e jetës.

Pas vdekjes së prindërve, Xhonsi trashëgon fermën e familjes dhe një llogari bankare të majme, megjithëse është i paaftë për t’u kujdesur për to.

“Gangot” e fshatit dhe mashtrues të ndryshëm e përndjekin, e megjithëse copëza dashurie hyjnë në jetën e tij në vendin dhe kohën më të çuditshme, Xhonsi mbetet njeri i vetmuar, i cili ka vështirësi t’i rrijë pas botës që lëviz me ritme marramendëse.

Në rrëfim gjurmohen me zgjuarsi shkaqet fillestare të rritjes së pakontrolluar të çmimeve të pronave të patundshme, të vuajtjes së shumë të pafajshmëve, si dhe shfaqet shkatërrimi i komuniteteve, që dikur jetonin në harmoni.

Kritika

Donal Ryan është një shkrimtar-magjistar. Ka një aftësi aq magjepsëse për të rrëfyer një histori, sa ta ka ënda ta lexosh me zë të lartë. Ky roman do të mbushë zemrat e do të pasurojë shpirtrat e lexuesve.

The Guardian

Ky roman përligj plotësisht suksesin që arriti romani i tij i parë, duke analizuar më tej tensionet e pranishme në zemër të jetës rurale, pa lënë asnjëherë përshtypjen se kërkon të kritikojë.

The Irish Times

[...] I shpie lexuesit në mendjen e një njeriu që ka vështirësi të çajë në një botë, të cilën nuk arrin kurrë ta kuptojë plotësisht. Mahnitës!

Booklist

Vepra debutuese e Donal Ryan (“Zemra vërtitëse”) kapërcehet nga ky rrëfim (“E veçanta e dhjetorit”), i cili është i paracaktuar të mbulohet nga çmimet e jurive letrare. [...] I fuqishëm dhe përmbushës!

The (London) Sunday Times

Shkrimi i këtij romani është thjesht i jashtëzakonshëm... Herë-herë do t’i bëjë lexuesit të qajnë e herë-herë të qeshin.

Library Journal

Romani i parë i Donal Ryan “Zemra vërtitëse” ishte kandidat për Man Booker Prize dhe fitoi çmimin “Libri i vitit, 2012” në Irish Book Aëards. Një fillim jo i keq për karrierën letrare, e vetmja anë negative ishte se ai përveshi mëngët për sfidën e romanit të dytë. Fakti që ai ia doli mbanë, dhe me shumë zhdërvjelltësi madje, dëshmon se kemi të bëjmë me një prej shkrimtarëve të rinj më të talentuar bashkëkohorë.

The Independent

Fragmente nga libri

1) ...një gënjeshtër në letër duket më e vërtetë sesa e vërteta e shprehur nga goja e një budallai.

2) Njerëzit çfarë nuk thonë kur mendojnë se kanë të drejtë.

3) Në njëfarë mënyre, të gjitha bisedat janë të gënjeshtërta. Vetëm veprimi i bën ato të vërteta. Të gjitha fjalët janë gënjeshtra, në mos ajo për çka flitet i vihet tjetrit përpara, që ky ta shohë eta prekë. Gjërat që thuhen në celular dhe ato që shkruhen me bojë në letër për t’u lexuar nga të gjithë e mandej ndryshohen,s’mund të merren për bazë as tani, as kurrë ndonjëherë.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe210
ISBN978-9928-233-27-3
Titulli origjinalThe thing about december
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21
PërkthyesiRenato Kalemi
RomanPsikologjik