Cmim i reduktuar! Herman Shiko më të madhe

Herman

Lars Saabye Christensen BDI0321

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ndonjëherë te djemtë e vegjël rreh një zemër e madhe! Herman Fulkti është një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar. Tipar dallues i këtij libri është karakterizimi i protagonistit. Christensen-i ka sjellë një karakter zbavitës, të këndshëm, hokatar dhe thellësisht simpatik.

Më shumë detaje

505 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103031

630 Lekë

-10%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Hermani duket sikur jeton në një botë ëndrrash dhe trillimesh, duke përdorur imagjinatën e gjallë dhe batutat e çastit, çka do e paraqesë si të tërhequr ndaj botës në përgjithësi dhe ndaj shkollës në veçanti. E vërteta fillon të formësohet pas një vizite te berberi, që do vijojë me një takim te mjeku, i cili do të vërtetojë se atij vërtet po i bien flokët. Përgjigjja e Hermanit ndaj ndryshimit gradual të paraqitjes së vet dhe reagimi i tij konsistojnë në një zhytje edhe më të thellë në fantazi. Vetëm kur realiteti do e godasë me vrazhdësi, Hermani do të ndeshet me vështirësinë më të madhe me të cilën mund të përballet një fëmijë shkolle: të jetë ndryshe. Tipar dallues i këtij libri është karakterizimi i protagonistit. Christensen-i ka sjellë një karakter zbavitës, të këndshëm, hokatar dhe thellësisht simpatik, pa rënë asnjëherë pre e klisheve dhe e manipulimeve të rëndomta emocionale. Hermani është një histori e thjeshtë, me një mesazh të thjeshtë: duaje atë çka je! Është një libër zbavitës, që lexohet me një frymë. Kaq i lehtë për tu lexuar, sa mund të tundohesh ta quash një libër fëmijësh për të rritur. Kaq i mençur dhe plot me brendi, saqë në të njëjtën kohë duhet të jetë një libër të rriturish për fëmijë

Të dhëna

Faqe204
ISBN9789928103031
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlira Shurbani