I ri Juda puthte mrekullisht Shiko më të madhe

Juda puthte mrekullisht

Maira Papathanasopulu TO0319

Libër i ri

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789992712795

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Personazhi qendror i këtij libri është një grua e re, bashkëshorte dhe nënë, që ashtu si edhe një kërmill, mbart përherë mbi shpinë natyrën e saj femërore dhe sigurisht qëllimet e çdo gruaje të zakonshme: të formojë familje, ta ruajë atë të bashkuar, të jetë tërheqëse, të mos e trembë pleqëria e ardhshme, të mos hidhet nga ballkoni kur të mbërrijnë lajmet e këqija.

Por, nga ana tjetër, i shoqi, mbartës i botëkuptimit tipik mashkullor, nuk mendon dhe s’mund të mendojë në të njëjtën mënyrë. Çfarë ndodh? Kur fillojnë e përplasen botët e tyre? Kur dhe në ç’rrethana e ardhmja e tyre e përbashkët kriset në mënyrë të pashmangshme? Si arrin të thyejë klishetë e një gruaje të zakonshme, Eleni 36-vjeçare? Dhe a del ajo fitimtare me lojërat që vetë jeta i kurdis?

Po të vendosni ta lexoni romanin “Juda puthte mrekullisht” do të zbuloni të gjitha këto, të shkruara me një humor të hollë e të zgjuar. Po të vendosni ta lexoni, do të merrni sigurisht kënaqësinë që mijëra lexues në të gjithë botën europiane dhe përtej saj kanë provuar në shoqërinë e tij.

Dhe mbase do të trishtoheni për pak, po me siguri në fletën tjetër do të qeshni me zemër, ashtu si nuk keni qeshur prej shumë kohësh...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe296
ISBN9789992712795
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13 x 20
PërkthyesiNiko Kacalidha