I ri Sërish dashuri Shiko më të madhe

Sërish dashuri

Doris Lessing SB0081

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është një rrëfim mbi ankthin dhe trandjen që të dhuron emocioni, mbi betejën për të ruajtur pastërtinë klinike të ndjenjës në çfarëdo moshe që të jesh dhe një anatomi mbi dashurinë dhe forcën e rikthimit të saj në çaste të mbrame, duke të ridimensionuar edhe njëherë kujtimet, të shkuarën, të përditshmen, moshën, pamjen, shpirtin, profesionin, thelbin e kuptimit të karmës tënde dhe raportet me të tjerët rreth teje.

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
Fletët368

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta e së cilës, kanë mahnitur shumë njerëz.

Por ajo ka qenë një grua e pafat në dashuri, ndaj pasioni dhe pafatësia e saj do të hedhë pahun e vet edhe mbi këtë grup të joshur nga historia e saj dekada më pas. E rrëmbyer nga magjia e dramës që po shkruan dhe që po vihet në skenë në Angli dhe Francë, Sara e gjen një ditë veten "të helmuar" nga dashuria ndaj Billit, një aktori të ri njëzetetetë vjeçar, dhe më vonë ndaj regjisorit të shfaqjes, Henrit, ndjesi që ndikojnë shumë në jetën e saj dhe gjithë atmosferën e dramës.

E gjendur në mesin e këtij shkulmi të beftë, ajo nuk arrin të kuptojë siç duhet në është kjo dashuri apo një valë e prushtë që i përngja nasaj. A mos i vjen kjo ndjesi nga nevoja e rikthimit të atyre emocioneve të tretura dikur bashkë me rininë? A kanjeriu moshë për t'u dashuruar sërish, a mundet Sara Durham të na hapet dhe të na tregojë se ç'ndodh me zemrën dhe kohën e dashurisë?

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët368
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion