Dashnori Shiko më të madhe

Dashnori

Marguerite Duras BDI0035

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Marguerite Duras lindi më 1914 dhe që me romanin e saj të parë hyri në letërsinë bashkëkohore franceze si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çiltër. Emri i saj ka mbi 50 vjet që udhëton nëpër botë nëpërmjet veprash befasuese, ku problemet e mprehta sociale që shqetësojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te pena e shkrimtares bisturinë e së vërtetës së dhimbshme.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
Fletët110
ISBN9992747625

350 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rrëfim pasionant, me një intensitet të jashtëzakonshëm, fjalë të pakta por të forta, historia e zbulimit të dashurisë nga një vajzë, një histori e jetuar në një moshë të ëmbël, e zbulimit të seksit me dashnorin e saj kinez. Familja, veçanërisht e ëma, është gjithmonë e pranishme në mendimet dhe veprimet e saj, të mbyllura në një dëshpërim të heshtur. Dashnori është një udhëtim i shkrimtares, që rijeton fëmijërinë e saj indokineze, varfërinë, dashurinë për vëllanë e vogël, urrejtjen për vëllanë e madh, një kujtim i depërtueshëm i lidhjeve të ftohta dhe të këputura me të ëmën... por mbi të gjitha... historia e një dashurie absolute, që shkon përtej diferencës së moshës, racës dhe shtresës sociale, por që është e detyruar të marrë fund për shkak të këtyre pengesave të pakapërcyeshme.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët110
ISBN9992747625
V. Bot2002
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveRibotim