Mrekullia Shiko më të madhe

Mrekullia

R. J. Palacio PE0019

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat, janë gjithmonë e më të rralla.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
Fletët376
ISBN978 9928 200 24 2

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Informacion rreth librit

Agustin Pullman, lindur me disa deformime të rënda në fytyrë, ëndërron të jetë një fëmijë si gjithë të tjerët. Në vetvete ai e di se është një fëmijë i zakonshëm, por, edhe pas 27 ndërhyrjeve kirurgjikale, kur të tjerët e shohin për herë të parë, ata janë të detyruar të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton. “Sado të mundoheni të më përfytyroni, ka gjasa të jem akoma më keq”, thotë ai që në faqet e para të librit.

Ai është mësuar me vështrimet dhe me shakatë e hidhura, e megjithatë tmerrohet kur prindërit i thonë që e kanë regjistruar në shkollë. Për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pamjes së tij, ai nuk ka mundur të shkojë në një shkollë të zakonshme, por është shkolluar në shtëpi. Tani që ka mbushur 11 vjeç, prindërit e bindin që ai t'u bashkohet fëmijëve të zakonshëm dhe kështu fillon aventura e Agit në shkollën Biçer Prep. Ky ndryshim, i vështirë për çdo fëmijë, merr një përmasë krejt të re për heroin tonë, një fëmijë i zakonshëm, me një fytyrë të jashtëzakonshme. A do ta besojnë të tjerët që ai është njësoj si ata, përtej pamjes së jashtme?

Historitë me fëmijë të pazakontë janë gjithmonë torturuese. Aty bën jehonë një lloj vetmie që trazon frikën e hershme të izolimit dhe braktisjes. Por autorja e ka pajisur Agin me një armë sekrete të fuqishme: një familje të ngrohtë e të dashur, të cilën shumë fëmijë "normalë" nuk e kanë. Për shembull, me kalimin e viteve, prindërit e Agit e kanë kthyer historinë e lindjes së tij në një lloj komedie që përshin edhe një infermiere me probleme gastriti dhe një doktor, të cilit i ranë të fikët kur e ka parë për herë të parë. Mbi të gjitha, vetë Agi dhe fëmijët e tjerë të romanit janë zemra e ngrohtë e tij. Autorja ka arritur t'i kapë me shumë mjeshtëri si zërat e njëmbëdhjetëvjeçarëve, po ashtu edhe ato të adoleshentëve, duke këmbyer rrëfyes shpesh herë ndër kapituj.

Kështu shohim xhelozinë, fajin dhe shqetësimin e motrës adoleshente, por edhe garën e poshtër për popullaritet mes fëmijeve të klasës së pestë. Ngjarjet do të kulmojnë në një udhëtim me shkollën, gjatë të cilit rendi shoqëror do të ndryshojë në mënyrë të paimagjinueshme më parë. Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat, janë gjithmonë e më të rralla.

 

Të dhëna

Fletët376
ISBN978 9928 200 24 2
Titulli origjinalPegi
V. Bot2015
VendodhjaTirane
PërkthyesiIlir Baçi