Një libër i cili ja del të zbulojë aventurat e dashurisë të disa prej burrave më të famshme në botë.
Nese je nje femer dhe lexon Pasqyren me siguri do gjesh veten me shume se 1 here ne vargjet e poezive. Dhe nese je nje mashkull leximi do te bente te kuptoje femren...Por Jo vetem kaq, autorja Irda Haruni ka sjelle maredheniet humane te vendosura ne realitetet shoqerore me te cilat perballemi cdo dite
Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi në ngritjen në art të gjuhës dhe mendësisë së "rrugës", kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, - të...
Në qendër të librit gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë
Udhëzuesi i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t’u përballur me gabimet... në mënyrë që të...
Aventurat e Sharlotes vazhdojne. Besoj te gjithe ata qe kane lexuar vellimin e pare, duan ta kene patjeter edhe kete liber me personazhe nje grup vajzash rrezatuese....
Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjaknxehtësinë. A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. Por ama, mund të dalë nga kontrolli, duke bërë të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati të bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky...
Vjen i treti i serisë së aventurave të Sharlotës: Një libër që të përpin, të bën të qeshësh dhe të lë pa fjalë!
Autori Philip Osbourne ka shkruar një tregim gjenial! Ubri i tij, i mbushur plot " me detaje të jashtëzakonshme, eshtë një udhëzues i vërtetë për tipat nerd. Ndaj, blini librin e vëllait tim që të më lejojë të luaj futboll me videolojën e tij PES." Xhoni, vëllai i Filit.
Këto janë aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës, shkruar për t’u lexuar me një frymë dhe për të qeshur me të madhe!
Kokëboshi në hënë është një nga tre librat e trilogjisë Qyteti i luleve të Nikollaj Nosovit. Libri i parë Kokëboshi dhe shokët e tij është përkthyer tashmë nga Botimet Toena.
Mos do të jetë kjo një tjetër punë për të mahnitshmin Kapiten Brekushi?
Tek libri më i fundit për fëmijë “Masha dhe Ariu” sjellim dy tregimet e mrekullueshme “Heronjtë janë mes nesh” dhe “Të gjithë në shtëpi”.
Një aventurë tjetër e vajzës zombi, që është bërë sukses ndërkombëtar, botuar në tridhjetë vende.
Për ata vogëlushë që duan tia nisin të lexojnë rrëfimet plot aventura të David Walliamsit, ky është libri i parë që duhet të ndalen, sepse këtu nisi fama e këtij shkrimtari të madh për fëmijë. Ky libër ka marrë vlerësimet maksimale sapo është botuar në vitin 2008 dhe prej vitesh arrin të fitojnë zemrat e miliona lexuesve të vegjël në mbarë botën
Botimi përmban: ushtrime të zgjidhura; informacion mbi njohuritë bazë për fizikën; teste model për provimin e maturës
Nëse doni ti largoni lehtësisht mendimet negative që iu vijnë rëndon në kokë gjatë përditshmërisë, dhe të nisni rrugëtimin e harmonisë, nuk ka këshilltar më të mirë sesa Richard Carlson. Ai është një nga këshilluesit dhe motivuesit më të besuar të miliona amerikanëve dhe të lexuesve të tjerë në mbarë botën....
Ky libër vjen për vogëlushët duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e miushëve që jetojnë në Ishullin e Miushëve.
Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia. Por shumë shpejt, Edmundi dhe pastaj...
Narnia... atje ku zgjohet një dragua... ku yjet çapiten mbi tokë... ku gjithçka mund të ndodhë. Një mbret dhe bashkudhëtarët e tij nisin një lundrim që do t'i çojë përtej tokave të njohura. Teksa lundrojnë gjithnjë e më larg cakut të njohur deri tani të ujërave, ata zbulojnë se kërkimi i tyre është më shumë nga ç'kanë përfytyruar dhe se fundi i botës...
Do të nisni një udhëtim në shoqërinë e një djali nëntëvjecar të quajtur Bruno.(Edhe pse ky s'është Libra për nëntëvjecarët). Por, pa kaluar shumë faqe, bashkë me Brunon do të arrini te një "gardh me gjemba". Të tilla vija ndarëse eksiztojnë kudo, në të gjitha dimensionet e jetës. Urojmë që s'do t'ju duhet ta kapërceni kurrë një të tillë.
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.