Duke kërkuar Itakën - Poezi 1960-2006

Frederik Rreshpja SP0032

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ajka e poezisë së Frederik Reshpes, në dorëshkrime, e shkruar në gazeta, revista, almanakë, apo libra, në një periudhë 46-vjeçare vjen një botim tejet të përzgjedhur, plot shije, mjeshtri dhe cilësi të lartë editimi nga enti botues "Princi". Libri shoqërohet me një parathënie të gjatë të shkrimtarit Ismail Kadaresë dhe është përgatitur me shënime nga Sokol Zekaj. Koha ka qenë e pamëshirme me Fredin, por braktisjen e madhe e ktheu në shpirt poetik për tu jetuar dhe lexuar me plot endje nga çdo lexues...

Më shumë detaje

76 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Princi
Fletët383
ISBN9789928428714

1 000 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRIT

Ky libër përmbledh krijimtarinë në një periudhë 46-vjeçare të autorit, të shoqëruar me një parathënie të Ismail Kadaresë, dhe pasthëniet e Sokol Zekës dhe Myftar Gjanës, i cili është redaktor i librit. Po ashtu, pjesë e librit janë edhe tri intervista që Rreshpja dha pas viteve ’90 në shtypin shqiptar dhe shënimet, komentet dhe faksimile të dorëshkrimeve të tij.

RRETH BOTIMIT

Shënim i botuesit

Ideja për botimin e një përmbledhjeje të plotë poetike të poezisë së Frederik Rreshpjes ka lindur kohë më parë, para largimit të poetit nga kjo botë. Nuk e mbaj mend saktë, a ishte ideja e Fredit për këtë, apo ideja ime, por për të shmangur dilemat, mund të them se ishte një propozim i të dyve gjatë bisedave të shpeshta vitet e fundit të jetës së tij. Por vdekja e parakohshme e Fredit, ikja e tij bashkë me nënqeshjen tipike, sikur e shtynë konkretizimin e kësaj ideje. Para meje si botues, gjendej një punë e madhe që do të përfshinte një kohë të gjatë: një krijimtari poetike gati 40 vjeçare e shpërndarë, në pak libra të botuar dhe nëpër almanakë, gazeta, revista shqiptare dhe të huaja, poezi që i kisha në dorëshkrim të pabotuara etj. Ndërkohë që vitet iknin pa u ndier, poeti largohej fizikisht si kujtim mbresëlënës, por bëhej edhe më i pranishëm në bisedat mes shijuesve të hollë të poezisë. Një ditë takova poetin Sokol Zekaj, të cilin e njihja nga dy ese të botuara prej tij posaçërisht për Fredin dhe propozimit tim për të përgatitur një vepër poetike pak a shumë të plotë të Rreshpjes, iu përgjigj seriozisht. Biseduam për kriteret e përfshirjes së poezisë brenda harkut kohor të gati gjysmë shekulli. Në këtë punë të imët, është dashur, si tё thuash, të bëhet shkoklimi i gjёrave, pёr tё kuptuar se si janё mbartur poezitё, nga cili libёr i autorit, pastaj si kanё ardhur nga botimi nё botim, a kanё ndryshuar, dhe nёse po, sa, si

dhe, nёse do mund ta dinim, pёrse. Gjatё renditjes është bërë pёrpjekje qё kalimi nga njёra poezi te tjetra tё jetё i natyrshëm dhe harmonik, qё don tё thotё, poezitё e afёrta tё kenё njё ose mё shumё pika lidhjeje mes tyre, si edhe realitet artistik tё krahasueshёm. Është dashur të shfrytëzohen gjithashtu antologji të ndryshme, gazeta dhe periodikё pёr pёrgatitjen e kёsaj pёrmbledhjeje. Nё paraqitjen e poezive, është ndjekur rendi kronologjik i librave. Ky rend librash na duket me vend të përshkruhet shkurtimisht si vijon:

Me gjallje të autorit u botuan: Rapsodi shqiptare, 1968, dhe Nё kёtё qytet, 1973 (Sh. B. Naim Frashёri). Kuptohet që nuk janë marrë për t’u përfshirë të gjitha poezitë e këtyre dy librave, të botuar në kushtet e trysnisë politike dhe ideologjike të kohës. Pas një ndërprerje të gjatë mbi njëzetvjeçare del në dritë vëllimi poetik Erdhi ora të vdes përsëri, 1994, botuar nga Shtëpia Botuese Albin, shtypur në shtypshkronjën Evropa, pronar i së cilës ishte tashmë vetë poeti. Në vitin 1996 botohet përmbledhja poetike Lirika të zgjedhura, që këtë radhë ka siglën “Shtëpia Botuese Evropa”, themelues i së cilës ishte gjithashtu vetë Rreshpja. Vijon më pas përmbledhja tjetër, Në vetmi, botuar në vitin 2004 nga Sh. B. Medaur (Alfred Ziu) dhe po atë vit një përmbledhje më e plotë me titull Vetmi nga Sh. B. Arbëria (Abaz Veizi).

Titulli i përmbledhjes, Duke kërkuar Itakën, është nxjerrë nga një prej krijimeve të Rreshpjes, Marrëzia e Itakës, njё tekst letrar domethёnёs dhe ndoshta befasues, i botuar këtu me pak shkurtime. Ndonёse shumё pak i njohur, asnjёherё i pёrfshirё nё libra, ky tekst ёshtё njё çelёs pёr tё kuptuar shumё gjёra nё planin estetik, biografik dhe intelektual të poetit.

Përveç këtyre, janë bёrё biseda me miq dhe tё njohur tё poetit. Do tё dёshironim qё ata të gjithë tё ndjenin te ky libёr edhe kontributin qё secili prej tyre ka dhёnё. Pёr tё gjithё shprehim falёnderimin dhe mirёnjohjen tonё.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët383
ISBN9789928428714
Sh. Bot.PRINCI
RedaktoriSokol Zekaj
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë