Perralla shqiptare 100+1 nate Libri i pare Shiko më të madhe

Perralla shqiptare 100+1 nate Libri i pare

Virgjil Muçi JB0197

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këtu është një botë magjike që do ta donte ta kishte një fëmijë apo një i rritur; është një mal plot fantazi që vjen nga gurra popullore shqiptare, e cila është futur nën furkën tjerrëse të rrëfimtarit dhe mjeshtrit të gjuhës shqipe Virgjil Muçi. Ashti kombëtar që vjen në këto përrallat shqiptare e bën këtë përmbledhje të dashur dhe të përjetshëm për lexuesin e çdo moshe. “Përralla shqiptare 100+1” kanë dy vëllime, dhe këtu gjendet vëllimi i parë

Më shumë detaje

496 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Aeditions
ISBN978 999 56 70 481

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

100+1 përrallat më të bukura nga të gjitha krahinat shqiptare të zgjedhura me shumë kujdes. Të shoqëruara me grafika tepër të veçanta të punuara me shumë dashuri nga Ardian Kapo.

“Këtu përrallat (nuk është paradoks ta thuash), s'duan të vënë në gjumë askënd. Përkundrazi, përrallat e Virgjil Muçit janë një kundërhelm ndaj zakonit, shijes, tjetërsimit, mosangazhimit, idealeve shterpë e hedonistike të ushqyera nga njëfarëlloj televizioni.

Përrallat janë ofruar kurdoherë si rrjete pëmjëmend të lira: s’kanë ndërmarrje, as zot; i shmangen çdo kontrolli ngaqë mbrujnë në kohë fantazi, ëndrra, utopi, gjakojnë qytete ideale.

Përrallat zgjojnë vetëdije kritike e imagjinuese, kanë aftësinë të rikrijojnë një rreth poezish në jetën e njerëzve, qofshin ose jo fëmijë; rindezin zjarret e idaleve mitikë, morale, politikë ringjallin vullnetin për të ëndërruar e vepruar përsëri pjellorisht, lexueshëm, pranueshëm.

Dhe është pikërisht kjo vijë eksperimentale që gërsheton realitetin me imagjinatën, të zakonshmen me të jashtëzakonshmen, e njohur dhe e panjohur, e njëjtë dhe e ndryshueshme që e kthen këtë udhëtim në vendin e përrallave shqiptare, ku, të gjithë ne, fëmijë e të rritur, jemi të emigruar dhe rrokim përsëri në qiell ëndjen njerëzore të dijes, të takimit, të dashurisë për të tjerët.

Një udhëtim përsëri si ai i Balzakut, i cili, pa lënë pas shpine fushat monotone të Turenisë apo të Puantusë, i pajisur "sikur po i shkonte për vizitë një fqinji me "petkat që kishte në trup", çizme e kasketë prej mushamaje, që e linin ujin të depërtonte më fort se gjithë të tjerat", nuk shkeli kurrë në Indi, në Kinë a në Javë, dhe shkoi e ngjizi një përrallë të jashtëzakonshme, të shkruar mes katër mureve të studios së tij pariziane duke na dhënë mundësinë të hyjmë në një Lindje më dëfryese se ajo "e vërteta" të vizituar nga udhëtarë e studiues të njerëzimit.

Marrë pjesërisht nga punimi “Një tufë përrallash për të ndryshuar botën” të Mauro Geraci, i cili është antropolog kulturor dhe profesor në Universtetin e Studimeve të Mesinës

Të dhëna

Faqe480
ISBN978 999 56 70 481
Titulli origjinalAeditions
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri