Set 10 libra, Biblioteka magjike e " Njemje e nje net"

Grup autorësh BUE473

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një Mijë e Një Net, është një koleksion historish dhe tregimesh popullore të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Jugore. Ato u përmblodhën për herë të parë në formën e shkruar gjatë Epokës së Artë Islamike.

Më shumë detaje

97 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

4 500 Lekë

-10%

5 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koleksioni i këtyre tregimeve është mbledhur gjatë shekujve nga autorë, përkthyesë dhe studiuesë nëpër zona të ndryshme të Azisë Perëndimore, Qëndrore dhe Jugore, pa harruar këtu edhe Afrikën e Veriut. Tregimet i kanë rrënjët e tyre në folkorin dhe letërsinë arabe, perse, Mesopotame, Indiane dhe Egjiptiane. Bie në sy se shumë tregime vijnë nga folklori i periudhës së Kalifatit, ndërsa të tjera nga Literatura antike Perse, e cila nga ana tjetër ka shumë elemente indiane.

E përbashkëta në të gjitha versionet është elementi Sheherazade, ku personazhi me të njëjtin emër detyrohet t'i rrëfejë bashkëshortit të saj, princit Shahryār, që do të thotë "mbret", ose "sovran", tregime të përhapura në popull në mënyrë që t'i shpëtojë vdekjes.

Seti me dhjetë libra nga seria " Njëmijë e një net" përmban:

1. Njëmijë e një net, Ali Baba dhe dyzet hajdutët (kliko këtu për të blerë veç librin)

Ali Baba dhe vëllai i tij i madh Kasim janë djemtë e një tregtari. Pas vdekjes së të atit. Kasim martohet me një grua të pasur, ndërsa Ali Baba me një grua të varfër. Një ditë Ali Baba është në pyll duke mbledhur dru dhe papritur shikon një grup me dyzet hajdutë që hyjnë në një shpellë, ku ndodhet një thesar i madh. Hyrja e shpellës është e mbyllur nga një shprehje magjike. Kur hajdutët largohen, Ali Baba, që kishte dëgjuar shprehjen magjike, hyn në shpellë dhe merr një pjesë të vogël të thesarit. 

Ali Baba dhe gruaja e tij i kërkojnë kunatës një peshore për arin që kishte marrë në shpellë. Kureshtare, kunata lyen me dyll fundin e peshores dhe kur Ai Baba i kthen peshoren ajo habitet kur në fund të saj sheh një copë ar. Gruaja ia tregon menjëherë Kasimit, i cili i lutet të vëllait t’i tregojë se ku e kishte gjetur arin. Pas shumë këmbënguljesh, Ali Baba vendos t’i tregojë të vëllait sekretin e shpellës. Kasim hyn në shpellë, por nga gazimi i madh harron fjalët magjike për të dalë prej andej dhe kur vijnë, hajdutët e gjejnë Brenda dhe e vrasin. I shqetësuar për të vëllain, Ali Baba shkon në shpellë, ku gjen trupin e tij. 

Me zhdukjen e trupit, hajdutët kuptojnë se është edhe një njeri tjetër që di sekretin e shpellës…

 

2. Njëmijë e një net, Amina  (kliko këtu për të blerë veç librin)

3. Njëmijë e një net, E bukura e dheut  (kliko këtu për të blerë veç librin)

4. Njëmijë e një net, Gungaçi i vogël (kliko këtu për të blerë veç librin)

5. Njëmijë e një net, Llamba e Aladinit (kliko këtu për të blerë veç librin)

“Llamba e Aladinit” është një nga tregimet e mrekullueshme të “Njëmijë e një net”. Dikur, në një qytet të Arabisë, jetonte një djalë i varfër, i quajtur Aladin. Një ditë, djaloshi i prapë gjeti një llambë të vjetër. Duke u përpjekur për ta pastruar, Aladini nisi të fërkonte llambën dhe për çudi prej saj doli një xhind, i cili ishte nën urdhrat e atij që zotëronte llambën, në këtë rast Aladinit.

Me ndihmën e xhindit, Aladini u bë i pasur, madje mund të kishte çdo gjë që dëshironte. Por ajo që donte më tepër Aladini ishte princesha, vajza e sulltanit...

 

6. Njëmijë e një net, Mbret në një ditë (kliko këtu për të blerë veç librin)

7. Njëmijë e një net, Mbreti i xhindëve (kliko këtu për të blerë veç librin)

8. Njëmijë e një net, Qilimi fluturues (kliko këtu për të blerë veç librin)

Një nga tregimet e “Njëmijë e një net” tregon se si princi Husain, djali më i madh i Sulltanit të Indisë, udhëton drejt Bisnagar dhe blen një qilim magjik. Sipas përshkrimit, çdokush që ulet mbi atë qilim magjik arrin në vendin e dëshiruar sa hap e mbyll sytë. Këtë qilim përdori princi për udhëtimet e tij.

9. Njëmijë e një net, Simbad Detari (kliko këtu për të blerë veç librin)

Simbad detari është një nga personazhet më të dashur të përrallave të “Njëmijë e një net”. Thuhet se historitë e udhëtimeve të tij, Simbadi ua tregonte një grupi miqsh të mbledhur në banesën e tij në Bagdad, në kohën e Kalifit Harun al-Rashid. Tregtar i pasur, Simbad detari, i shtyrë jo vetëm nga dëshira për t’u pasuruar por edhe nga shpirti i aventurës, nisi një udhëtim të gjatë nëpër dete. Në këto udhëtime, Simbadi përballet me rreziqe të shumta, por nuk dorëzohet, gjithmonë gjen forcë e kurajë për të dalë nga çdo situatë. Në “Njëmijë e një net” ka një kapitull të tërë për udhëtimet e Simbadit. 

Në kohën e mbretërimit të Harun al-Rashidit, një hamall i lodhur u ndal para portës së një pallati në Bagdad. I zoti i pallatit e ftoi të hynte brenda, i dha për të ngrënë dhe për të pirë dhe hamalli (Simbadi) nisi të tregonte mrekullitë e udhëtimeve të tij.

 

10. Njëmijë e një net, Zemra e mire (kliko këtu për të blerë veç librin)

Të dhëna

Titulli origjinalUegen
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 7 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiGrup përkthyesish